Kosovarët e kanë shumë më të lehtë qasjen në droga sesa qytetarët e shteteve të rajonit apo të Bashkimit Evropian.
Sipas Edona Devës, menaxhere projektesh në përfaqësinë e Fondit Global në Kosovë, vetëm 28 për qind e qytetarëve e kanë të pamundur të gjejnë llojin e drogës kanabis.
Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit sa i përket përdorimit të drogave, por qasja e lehtë dhe mundësitë e mëdha për dispozicion të drogave mund të ndryshojnë këto statistika.
Bazuar në një hulumtim të kryer nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varshmërive nga Drogat, Deva thotë se qasje të lehtë në droga kryesisht kanë grupmoshat e reja nga 15-20 vjeç, shkruan “Koha Ditore”. (b.an)