• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/A po zbraset edhe Prishtina, shifrat janë shqetësuese!

by Java News
14/07/2019 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta në kryeqytet është aq sa e pëlqyer, shpesh edhe ‘e mundimshme’, veçanërisht për shkak të çmimeve ‘të kripura’.

 

Përveç kësaj, ashtu sikurse kryeqyteti është vendi i ‘mundësive të mëdha’, këto mundësi shoqërohen me ‘rrëmujë’ dhe ‘zhurmë’.  Pas njëfarë kohe, këto të fundit mund të bëhen të papërballueshme.

 

‘Kryeqytetasit’, mesa duket, janë ata që brenda për brenda Kosovës  ‘lëvizin’ më shumë. Sipas Agjencisë së Statistikave të  Kosovës, në vitin 2018, këta të fundit mbajnë numrin e parë në listën e qyteteve me shkallën më të lartë të migrimit kombëtar.

 

Gjithsej, në vitin 2018 janë larguar 1 mijë e 203 banorë nga Prishtina drejt qyteteve të tjera të Kosovës. Por, a është ky tregues aq domethënës, duke marrë në konsideratë se në Prishtinë jetojnë  më shumë se 212 mijë banorë?

 

Nëse e krahasojmë me Prizrenin, i cili është qyteti i dytë më i populluar në Kosovë pas Prishtinës, atëherë kuptojmë se shumë popullim, jo domosdoshmërisht do të thotë shumë migrim kombëtar.

 

Nëse Prishtina është e populluar nga 212 mijë e 199 banorë, Prizreni diferencohet me 21 mijë e 385 banorë më pak.

 

Por, sipas ASK, nga 190 mijë e 814 banorë që ka Prizreni, vetëm 394 prej tyre kanë lëvizur në qytete të tjera të Kosovës përgjatë vitit 2018.  Nëse do të gjykonim nga paralelizmi me Prizrenin, atëherë banorët e Prishtinës, ‘i largohen’ kryeqytetit, ose të paktën tentojnë ta bëjnë.

 

Kjo pasi edhe pse nga kryeqyteti i Kosovës janë larguar 1 mijë e 203 banorë në vitin 2018, 2 mijë e 239 i janë rikthyer jetës dhe mundësive të Prishtinës. Mesa duket, ‘sindroma’ e kryeqytetit qenka përndjekëse!

 

Por, nga ana tjetër, ‘Prishtinalitë’ nuk renditen të parët përsa i përket  emigrimit ndërkombëtar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018, Prishtina është e 11-ta në listën e qyteteve me numrin më të lartë të emigrimit ndërkombëtar. Kjo listë, kryesohet nga Gjilani, Suhareka, Malisheva etj.(SCAN)

Next Post
Athinë/Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari (Detajet e para)

Athinë/Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari (Detajet e para)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com