• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, 9 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, një 59-vjeçar në gjendje kritike

by A R
24/05/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë nëntë pacientë me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, tre nga këta po trajtohen në kujdesin intensiv, ndërsa një 59- vjeçar është në gjendje kritike. Të gjithë këta kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese, përveç se janë të infektuar me Covid-19.

Infektologia Vera Berisha-Ndreja thotë për KosovaPress, se gjendja e pacientëve të tjerë është e mirë, ndërsa gjatë së dielës priten rezultatet edhe për tre persona.

“Në Klinikën Infektive janë nëntë pacientë Covid pozitiv, prej tyre në mjekimin intensiv janë tre pacientë. Dh njëri është i intubuar në gjendje tejet të rëndë dhe kritike mund të themi, ndërsa dy të tjerë janë me oksigjeno-terapi por vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv. Ndërsa, nëpër reparte kemi një pacient të rëndë që është me oksigjeno-terapi, ndërsa kemi edhe një pacient tjetër që kohë pas kohe duhet të asistohet me oksigjeno-terapi”, thotë ajo.

Berisha-Ndreja tregon se për moshën e personave me koronavirus që janë në mjekimin intensive.

“Pacientët që janë në mjekimin intensiv janë të moshës 59 vjeçare, 71 dhe 72 vjeçar. Ndërsa pacienti që është në repart, është gjithashtu prej pacientëve të rëndë është i moshës rreth 67 vjeçare”, shton Berisha-Ndreja.

Gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona të tjerë për të cilët dyshohet se janë të infektuar me Covid-19.

“Pacientët që janë në mjekimin intensiv që të tre kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa pacienti që gjendet në repart përveç një hipertensioni që ka deklaruar dhe që e ka menaxhuar realisht, nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër”, thekson infektologia.

Ndërkohë, ajo bën thirrje që të vazhdohet me respektimin e masave, meqë sipas saj, ditëve të fundit është vërejtur që qytetarët po i bashkohen turmave dhe grumbullimeve.

“Unë kërkoj dhe ju lutem qytetarëve siç edhe janë dakorduar ministria dhe IKShP me BIK-un dhe me njerëzit tjerë kompetent, që t’i përmbahen rregullave, të mos kenë vizita tek familjarët dhe këtë festë ta kalojnë të lumtur por jo të grumbulluar”, shton ajo.

Deri të dielën janë konfirmuar 1032 raste me koronavirus, prej tyre 785 janë shëruar, ndërsa 29 të infektuar kanë vdekur, për të gjithë këta është thënë se kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

/a.r

Next Post
Javën e ardhshme nis ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Gati projektet për 870 banesa

Javën e ardhshme nis ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Gati projektet për 870 banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In