Kosova ka shënuar 13 viktima dhe 590 raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë bëhet me dije se Prishtina mbetet vatra më e nxehtë në vend me 244 infeksione.
Lajmi i mirë është se afro 700 pacientë e kanë fituar betejën me pandeminë, ndërsa vendi numëron afro 12 mijë raste aktive.
Me shifrat e sotme, bilanci i fataliteteve shkon në 1174, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në mbi 45 mijë.
/a.r