Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1,650 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shendetësisë në Kosovë njofton se në të gjithë vendin janë 314 raste aktive me COVID.
Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 2,413 doza vaksine. Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,650,162 doza të vaksinës.
Ndërsa 774,547 qytetarë janë vaksinuar me dy doza.
/b.h