Hekuran Kryeziu mund të transferohet në Genoa gjatë kësaj vere. Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra zvicerane, Luzern, ia ka ofruar Genoas mesfushorin kosovar, Hekuran Kryeziu.
Ky i fundit ka kontratë me klubin helvetik deri në vitin e ardhshme, përcjell Gazeta Express.
Për këtë arsye, Luzern po mundohet që ta shes Kryeziun sa më shpejtë pasi në janar rrezikon ta humbë lojtarin pa përfituar asnjë cent.Sipas mediave italiane, reprezentuesi i Kosovës kërkohet edhe nga skuadrat e njohura si: Lazio e Bologna. (b.an)











