• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosovarët të parët në Zvicër për kalime ilegale

by Java News
12/12/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të nëntorit roja kufitare zvicerane regjistruan gati dy herë më shumë kalime ilegale, krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë. Vetëm në nëntor rojat kufitare zvicerane kapen 4,335 persona me qëndrim ilegal, albinfo.ch. Në përgjithësi, roja kufitare zvicerane deri në fund të nëntorit kapen 27,672 persona me qëndrim ilegal. Bëhet fjalë për pothuajse dy herë më shumë se sa në vitin e kaluar, që ishin vetëm 14,265. Arsyeja për këtë thuhet të jetë fluksi nga kriza e refugjatëve. Pika e nxehtë mbetet kufiri lindor zviceran. Atje numrat u rriten nga 1,562 në tetor, në 1,717 në nëntor.

Edhe kufiri verior është duke përjetuar një bum të vërtetë. Në veri-perëndim brenda një muaji gati është trefishuar numri i refugjatëve, nga 505 deri 1,306 persona. Edhe në verilindje shifrat u rriten nga 86 deri në 481 persona.

“Ne jemi duke hasur gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht shtetas afganë që vijnë nga Gjermania, duke bërë përpjekje për të hyrë në Zvicër”, thonë zyrtarët për Blick, përcjell albinfo.ch. Gjermania ka përkeqësuar kushtet e azilit vetëm për afganët.

Në Ticino, rojat kufitare kapen vetëm 336 emigrantë të paligjshëm në nëntor. Në qershor, Ticino numëronte 1,835 persona me qëndrim të paligjshëm. Si një nga arsyet për rënien thuhet të jenë “kushtet meteorologjike në Mesdhe, të cilat e bëjnë kalimin më të vështirë”.

Megjithatë, pjesa italiane e Zvicrës, Ticino, gjatë gjithë vitit kishte pranuar më së shumti refugjatë, 10,475. Sa i përket vendeve të origjinës të refugjatëve që kanë shkelur në tokën zvicerane, eritreanët me 5,157 persona janë ende në krye të listës.

Por, afganët kanë zënë hapin, me 4,861 persona në vendin e dytë. Pastaj vijnë sirianët. Afganët dhe sirianët vijnë kryesisht nëpërmjet kufijve verior dhe lindor në Zvicrës.

Eritreasit, qytetarët nga Somalia dhe gambianët vijnë nëpërmjet Ticinos. Numri i dëbimeve nga rojat kufitare është rritur ndjeshëm. Deri në fund të nëntorit janë regjistruar 5,900 raste. Gjatë gjithë vitit 2014 ka pasur vetëm 3,589.

Roja kufitare kanë regjistruar një rekord të ri me kontrabaduesit! Deri në fund të nëntorit janë regjistruar 414 raste të dyshuara. Gjatë gjithë vitit të kaluar kanë qenë vetëm 384, në vitin paraprak vetëm 211.

Shumica e kontrabanduesve vijnë nga Kosova (54), pastaj vijnë nga Eritreja (47) dhe Siria (46). Megjithatë, edhe 32 zviceranë kanë qenë të dyshuar për kontrabandë.

Next Post

Përfundojnë hetimet, ish-deputeti Prenga nën tre akuza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

October 23, 2026
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

October 23, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

October 23, 2026
Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

October 23, 2026
Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In