Sikur të mos mjaftonte i nxehti i kësaj jave, pushuesit që vijnë drejt Shqipërisë janë bllokuar në fluksin e madh të krijuar në doganën e Morinës.
Më së shumti shtetas kosovarë, janë detyruar të presin në rradhë të gjata kalimin me automjete, pasi një kilometër në rrugën Vërmicë- Morinë kryhet për rreth një orë.
Në dy vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e mirë, në Qafë të prushit dhe në qafë Morinë kalohet për pak minuta pavarësisht se edhe atje ka trafik.
Qytetarët dhe sidomos pushuesit që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë për pushimet e tyre, përveç trafikut do duhet të përballen edhe me temperaturat tejet të larta dhe një të nxehtë të padurueshëm. Këtë javë termometri kapi shifra si 40 deri në 42 gradë celcius.
a.ç










