• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovarë, po bëheni si ata…

by Ben Andoni
02/06/2019 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosovarët kanë një fat të keq 20 vjet pas Luftës kundër Serbisë, që u dha lirinë e shumë pritur, pasi i nxori gati të traumatizuar nga një aksion ushtarak, ku u përdor masivisht ushtria dhe forcat paramilitare të Beogradit. Liria nuk u pagua vetëm me gjakun e shumë të pafajshmëve por edhe me traumën e madhe psikologjike, që sot është ngulfatur. Në kohë të caktuara, kangjellat e parlamentit kosovar janë të mbushur me imazhet e fatkeqëve për të cilët nuk dihet asgjë. Nuk kanë varr, nuk dihet si janë zhdukur, nuk dihet pse duhet të eliminoheshin. Nuk dihet…Nuk dihet… Anipse viktimat nuk janë por xhelatët janë të gjallë, madje shumë të akuzuar të Luftës japin mësim lirisht në Akademitë e Beogradit, kurse deri lidërshipi i parë serb mëton se edhe Sllobo ishte një lider i vërtetë por që pati pak gabime…(!). Ato ‘pak’ gabime për Serbinë u konvertuan me varre ngado në ish-Federatën e Republikave të Bashkim-Vëllazërim. Serbët e sotëm duket se e kanë braktisur pak dhunën pasi në vend të tyre janë të tjerë që po e mbajnë gjallë atë. Zyrtarët e tyre. Dhe, madje, fare pacipërisht deri në sytë e Evropës. Prova më e qartë ishte kryeministrja serbe Ana Brnabiç, në konferencën e shtypit me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, duke shpjeguar zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, pati kurajë cinike dhe aspak diplomaci të fyejë rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se: “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Se çfarë e shqetëson kryeministren serbe nuk dihet tamam përveç faktit që dhuna fizike tashmë është një dhunë mirëfilli cinike verbale. Në një farë mënyre kjo të kujton shprehjen e famshme të Xhorxh Oruell: “Ata që duket se e ‘abdikojnë’ dhunën e bëjnë këtë vetëm sepse të tjerët po bëjnë dhunë në emër të tyre”. Nuk është e vështirë ta kuptosh se çfarë ndodh sot. Gjuha e Serbisë është ashpërsuar në një formë që tregon se urrejtja për shqiptarët është konstante dhe i është lënë parlamentit ta artikulojë. Të mjafton t’i dëgjoje në seancën e fundit të parlamentit për të kuptuar realisht qëndrimin serb ndaj Kosovës. Por kjo nuk habit më, kurse për mendimin e kthjellët ajo është kthyer në një demagogji pak qesharake. Mes Kosovës dhe Serbisë ka vija të kuqe që i mbron politika amerikane garantuese e paepur e kësaj demokracie dhe NATO.

Po mund të kotet Kosova dhe të jetë e qetë?! Në asnjë mënyrë jo. Lidërshipi i fjetur kosovar, që e ka gjetur argumentin serb si shkaktar të gjithë problemave nuk mund të tolerojë dhunën dhe padrejtësinë që po bëhet institucion në vetë Kosovë. Dhuna e Kosovës është nga skandalet e mëdha politike, por të tmerrshme mbeten dhuna dhe vrasjet.  I tmerrshëm është momenti i pak orëve më parë, kur para të gjithë qytetarëve, iu vërsulën një gruaje rome që “po vidhte fëmijë”. Gjuha e urrejtjes, që vesh politikën kosovare është përcjellë tek turma amorfe, duke përfunduar në linçim publik ndaj një të pafajshme në forma që të kujtojnë rrahjet publike ndaj popujve me ngjyrë. Këto pamje nuk ishin shumë të largëta me ato që nxjerrin për ditë politikanët e Kosovës për njëri-tjetrin ose ato cinizmat që përdoreshin gati si normë në rastin e skandalit “Pronto”. Në një farë mënyre shoqëria e sotme kosovare po sillet në mënyrën sesi trajtohet nga njerëzit e saj, bash ata që zgjodhi t’i drejtojë në liri, porse i kanë dhuruar dy dekada dhimbje koke pa fund.

Shoqëria kosovare është e mbushur me sterotipe por edhe paragjykime të gjitha llojeve, fakt që bën me dije se ajo kërkon dekada të emancipohet e që ende i duhet shumë të kalojë traumat sociale dhe të shtrojë rrugën e re në demokraci. Ndaj, qoftë edhe para se të flasin për mllefin e pajustifikuar të kryeministres serbe duhet të merren me demonë që i mbajnë të ngërthyer në vete. “Njerëzit përgjigjen në mënyrën se si i lidhni me ta. Nëse i afroheni me dhunë, atëherë ata kështu do të reagojnë. Por nëse thoni: “Ne duam paqe, duam stabilitet”, atëherë mund të bëjmë shumë gjëra që do të kontribuojnë drejt përparimit të shoqërisë sonë”, u thoshte dikur Mandela, bashkëqyetarëve të vet të ndërkryer.

Kur të heqin këto demonë, që kanë zenë vend në Kosovë, atëherë lajthitje të zyrtares serbe dhe të zyrtarëve të tjetër do të shkërmoqen, por në mënyrën sesi veprojnë kosovarët hera herës të kujtojnë se kanë shumë premisa të bëhen si ata, në një kah tjetër. Dhe, ky është realisht lajm i keq…për vetë Kosovën. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Horoskopit i dashurisë: Shenjat me fat në fundjavë

Njihuni me katër shenjat e Horoskopit, që nuk kanë fare fat në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

September 24, 2026
Opozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton me shumicë votash 2 projektligjet!

Opozita mban ‘peng’ foltoren edhe pas rikthimit në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton me shumicë votash 2 projektligjet!

September 24, 2026
Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

September 24, 2026
U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

September 24, 2026
Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

Rubio akuza të forta Beogradit: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese!

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Vijojnë tensionet politike në sallën e Kuvendit, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare!

Vijojnë tensionet politike në sallën e Kuvendit, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare!

September 24, 2026
“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

Siguria Kombëtare/ Presidenti Begaj takon kreun e komanduar të SHISH, ministrin Demo dhe kryepolicin Hita: U diskutuan çështjet e aktualitetit

September 24, 2026
Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

September 24, 2026
Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com