• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova, zhgënjim i përbashkët!

by A R
31/12/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zhvillimet e këtij viti në Kosovë kanë qenë një zhgënjim i të gjithëve. I faktorit ndërkombëtar, që me sugjerimet dhe vëzhgimet ka treguar se është krejtësisht kaotik për situatën e saj, por edhe pak tifoz atje ku nuk duhej. I vetë politikës së Kosovës, që megjithëse firmosi MSA-në më 2015, humbi disa beteja të tjera, mes të cilave atë të liberalizimit të vizave dhe pa ndonjë faj të madh edhe anëtarësimin në UNESCO. Por, pa faj nuk mbetet dhe opozita me insistimin e madh për të tejkaluar kompetenca, që i takonin qeverisë dhe instancave të tjera të shtetit.

Nëse marrëveshjet me Serbinë kanë çuar firmën qeveritare për Asosacionin e Komunave Serbe, për fat do ishte Gjykata Kushtetuese që do vendoste për ligjshmërinë e aktit, ashtu si edhe bëri; kurse për Demarkacionin me Malin e Zi, problemin e dytë madhor në Kosovë, u pa se ekzistonin mekanizmat për të folur dhe zhvilluar bisedimet, duke filluar edhe me predispozitën e mirë të palës malazese. Megjithatë kosovarët zgjodhën tollovinë para arsyes.

Por zhgënjimi më i madh mbetet, ashtu si në Shqipëri, përgjegjshmëria e paktë për situatën e vendit dhe veçanërisht gjendjen ekonomike, nivelin e korrupsionit, papunësinë dhe mbi të gjitha ikjen masive të qytetarëve. Në vend të luftës së brendshme politike, të dy qeveritë shqiptare, duhet të mendonin më shumë të lehtësonin barrierat mes dy vendeve që edhe këtë vit nuk është se u lehtësuan, megjithë premtimet reciproke.

Në një farë mënyre, Kosova ka zhgënjyer shumë dhe investuesit më të mëdhenj të demokracisë së saj. Përfaqësuesit e SHBA-së dhe ata Britanikë në ditët e fundit e kanë lënë fjalorin diplomatik duke iu adresuar hapur palëve.

Kosova prej kaosit të saj të brendshëm, duket se ka qenë e paqartë edhe në dialogun me Serbinë,  që është rifaktorizuar në skenën ndërkombëtare, duke arritur sukses në procesin e integrimeve evropiane, madje edhe pa pasur nevojë të ndryshojë qëndrimet kundërshtuese ndaj pavarësisë së Kosovës dhe më shumë akoma e padetyruar as të ndryshojë Kushtetutën, ku Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë.

Asosacioni do krijohet me sa duket këtë vit dhe ndërhyrja e tepruar e të huajve duket se është tek e fundit një përpjekje që t’i ndihmojë Qeverisë së Kosovës të nisë një dialog me opozitën, për të tejkaluar krizën politike, që ka shenja se fillon sërish për pak ditë.

Dhe e fundit, megjithë ndihmën e madhe dhe nevojën, Kosovën e kanë shndrruar kështu në këtë gjëndje me ndikimin  e tyre të tepruar diplomatë të huaj, të cilët bëjnë një lloj qesëndie sikur e dinë saktësisht se kush do të akuzohet nga “Gjykata Speciale”, që merr jetë këtë vit. Shpresojmë të mos e dinë sepse atëherë kjo Gjykatë, një nga plagët e Kosovës, është komprometuar, që pa nisur ende.

Dhe, ndoshta Gjykata, duket se është më e rëndësishmja për të kuptuar rolin e shumë kopetentëve që po spekulojnë se, politikanët kosovarë, kërkojnë garanci se nuk do të akuzohen në shkëmbim me mbështetjen e tyre për Gjykatën. Dhe, nëse kjo provohet e vërtetë atëherë do kemi vërtetë një çelës për të kuptuar kaosin kosovar të vitit 2015, për të cilin kanë qenë fajtorë të gjithë.

Next Post

Ronaldo: Kalova një jetë të vështirë, ndaj dhe jam krijuar për të qenë më i miri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In