Qytetarët e Kosovës do të vendosin nesër se kush do t’i drejtojë edhe për 4 vite të tjera. Këto do të jenë zgjedhjet e 9-at që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ndër subjektet më të mëdha politike që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosja VV e udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës PDK me kandidatin e saj për kryeministër Bedri Hamza, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Materialet janë shpërndarë në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahen në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda në Kosovë, është: 1,970,944.
Në dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore në Kosovë fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00, dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.
Ndërkohë sot ka nisur votimi në diasporë. 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës janë kthyer të shtunën në qendra votimi, në të cilat më shumë se 20 mijë emigrantë të regjistruar kanë mundur të votojnë.
Por kush do t’i fitojë zgjedhjet? Qendra për Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar pak ditë më parë sondazhin e fundit, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK. Më konkretisht PDK – 16.8%, LDK – 14.2%, AAK – Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët – 7.6% dhe Lista për Familjen – 3.5%.
Ndryshe nga fushatat e tjera, në këtë zgjedhje ka pasur shumë tension, akuza dhe kundërakuza. Pjesë e debatit u bë dhe Richard Grenell, i cili ka sulmuar Albin Kurtin duke lobuar kundër tij. Por kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës? Këtë do ta mësojë me shumë mundësi nesër në mbrëmje, pasi KQZ ka deklaruar se rezultati do të dalë para mesnatës.
Sipas një bisede telefonike tashti në mbremje, që Dejona Mihali bënte me Adi Krasten, e udhezonte që RTVK mos të japë shifra për rezultatet e pritshme të zgjedhjeve, sepse sipas parashikimeve partia VV del shumë keq nesër në këto zgjedhje.
Të njëjtën bisedë ajo e shqetesuar dhe nervozuar, ka bërë edhe me disa krerë të lartë të VV, duke u thënë që të bëjnë të pamundurën për të përmbysur parashikimin e keq dhe poshtërues për këtë forcë politike duke u përcjellë kështu porositë dhe urdhërat e SHEFIT (Albin Kurtit).