Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që t’i shqyrtojë për pranim të gjitha diplomat e lëshuara nga institucione të akredituara dhe licencuara nga shteti i Shqipërisë.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga MASHT, Departamenti për Arsimin e Lartë obligohet për zbatimin e procedurave për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare, të fituara në institucionet jopublike (private) të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 8/2010 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të Iarta profesionale dhe gradave universitare të fituara