• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova synon këtë vit statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

by A R
09/02/2017 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj mori pjesë sot në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup, për të diskutuar për sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Siç njofton MPJ, ministri Hoxhaj më takimin ku i pranishëm ishte edhe Komisioneri Hahn, tha se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Kosova po punon në axhendën evropiane të reformave dhe kur kjo të zbatohet do të aplikojmë për statusin e kandidatit. Ne jemi i vetmi vend në rajon, i cili ende nuk është shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE dhe këtë gjë do ta bëjmë këtë vit”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj deklaroi se rajoni i Ballkanit gjendet në fazë të rëndësishme për shkak të sfidave të brendshme me të cilat ballafaqohet çdo shtet dhe kërcënimeve globale të cilat janë pjesë e realitetit rajonal. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të shihet vetëm si proces teknik, por edhe si proces politik i domosdoshëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe të raporteve mes fqinjëve.

Kryediplomati kosovar tha se ajo çka njerëzit kanë nevojë në rajon është krijimi i vendeve të punës, mirëqenie ekonomike dhe modernizim.

Gjatë samitit, Hoxhaj takoi homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe atë të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me këto dy shtete fqinje./KosovaPress/b.d

Next Post
Rekomandimi sensual i Albana Osmanit… (FOTO)

Rekomandimi sensual i Albana Osmanit... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In