• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosova, si s’duhet qeverisur në kohë krizash

by S M
26/03/2020 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duhet të kesh një hall shumë të madh, që të rrëzosh një kryeministër pas 50 ditësh në detyrë. Duhet që të ketë bërë tradhëti ndaj atdheut, të jetë kapur në flagrancë me ndonjë akt të përbindshëm korrupsioni apo një skandal tjetër të përmasave të mëdha.

Albin Kurti nuk konsumoi asnjërin nga këto krim, për t’u trajtuar ashtu siç e pamë të trajtohej. Në rastin më të keq, ai thjesht nuk kishte rekorde qeverisjeje. Nuk e largoje dot as për mirë, as për keq, pasi nuk pati kohë as tëndreqte, as të prishte punë. Nëse për rekord i merret pozicioni ndaj heqjes së taksës ndaj Serbisë, mund të thuhet se dënimi qe krejt i pajustifikueshëm. Dhe nëse, pas gjithë kësaj farse politike, hedh një sy e sheh sesi bota po mbyllet në shtëpi, ndërkohë që Kosova voton me maskë, bindesh se ka të drejtë gazeta amerikane “New York Times”, kur shkruan se diplomacia prej Ramboje e të dërguarve amerikanë ndëshkoi një kryeministër të sapozgjedhur.

Albin Kurti nuk pati kohë të tregojë që është një kryeministër për t’u shkarkuar, apo për t’u rizgjedhur. Ai ka me vete alibinë e fortë të të mos qenit i korruptuar, por me shkarkimin e fundit, ka gjithashtu alibinë që të mos ketë lënë pas bilance negative. Ah po, nuk hoqi taksën “me një fishkëllimë”, siç ju urdhërua dhe u përpoq të kishte rol udhëheqës, siç ishte në të drejtën e tij, në negociatat me Beogradin.

Ajo që ndodhi me qeverinë kosovare është një akt i tepërt dhe i panevojshëm dobësie të imponuar. Kosova e sotme ka nevojë të afirmojë kapacitetin e saj të brendshëm për të ndërtuar qeverisje solide dhe të pavarur, e jo të vijojë të tresë thërrimet e një vasaliteti ndërkombëtar, që e shoqëroi në hapat e parë pas shpalljes së pavarësisë. Amerikanët, themeluesit e shtetit të sotëm kosovar, s’kanë pse investohen për këtë lloj imazhi të shëmtuar, që Kosova përhapi nëpër në këtë kohë pandemie.

Kryeministri i saposhkarkuar Kurti deklaroi orët e fundit se po ikën për shkak se i duhet hapur rruga planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Një plan të cilin evropianët e kanë kundërshtuar me forcë prej muajsh, e që duket se qëndron edhe në bazën e kundërshtimit prej tyre, të rrëzimit të parakohshëm të qeverisë aktuale. Shkëmbimi i territoreve është një skenar i rrezikshëm që po i qëndron mbi krye kosovarëve, prej momentit kur Thaçi, Vuçiç dhe amerikanët pas tyre, kanë krijuar bindjen se mund të bëjnë të patrazuar një pazar tokash në mes të Ballkanit, pa lënë gjurmë dhe pasoja as në të tashmen, e as në të ardhmen. Një pretendim që ka krijuar më shumë se një palë ngritje supesh në pjesën më të madhe të komunitetit ndërkombëtar, që i ka shumë të qarta pasojat që provokojnë këto lloj operacionesh aventureske.

Largimi i qeverisë Kurti le hapur, në këtë kontekst, një boshllëk të rrezikshëm që mund të mbushet nga akte të nxituara politike, e që mund të çojnë në situata komplekse. Sot në Kosovë, përveç aludimeve të presidentit Thaçi, asnjëra nga palët politike nuk e përkrah tezën e shkëmbimit të territoreve. Madje as vetë ish-partia e Hashim Thaçit. Nëse Kurti largohet për shkak se është kundër këtij skenari, apo edhe kundër heqjes së taskës, duhet kujtuar se edhe paardhësi i tij kishte mendime identike në këto aspekte. Prej këtej, nuk është e vështirë të supozohet se me ikjen e Kurtit, nuk do të ikë automatikisht edhe kriza.

E fundit, po jo më e parëndësishmja, ishte gjë e shëmtuar të shihje një shtet që sapo ka zgjedhur qeverinë e tij, të ngutej për të shkarkuar me maskë kryeministrin e sapozgjedhur. Është ironike që të vërehet për shembull, se Ramush Haradinaj me mandat të mbaruar, ndenji në zyrën e punës shumë më tepër se Albin Kurti i zgjedhur me votë të lirë. Një klasë politike që jepet pas tundimit të mocioneve të mosbesimit në kohë murtaje, nuk është një klasë politike për t’u marrë seriozisht. Ja kaluan edhe sherrxhinjvë të Tiranës. Diçka e vështirë për t’u besuar, por ja që ndodhi…

Next Post
Rama publikon fotot: Niset nga Turqia drejt Shqipërisë, flota e re e autoambulancave

Rama publikon fotot: Niset nga Turqia drejt Shqipërisë, flota e re e autoambulancave

Comments 2

  1. Vasil Karanxha says:
    6 years ago

    Nuk mund te kundershtosh asnje nga analizen,qe po beni.
    Nuk ju duket se po e shikoni vetem nga njera ane?
    Albini nuk ka asnje pergjegjesi ?!
    Eshte ne rradhe te pare ai,pergjegjesi I kesaj menxyre qeverisese.Kur nuk je gati te qeverisesh,ne nje ambient demokratik polivalent,nuk merr persiper te qeverisesh.

    Reply
  2. Musa says:
    6 years ago

    Nje komb jemi dhe nje gjak -mut andej mut ketej dhe po vuan populli fatekeqsisht

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

July 17, 2026
Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

July 17, 2026
Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

July 17, 2026
Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
Civici: Paketa e tretë duhet përcaktuar qartë, për ta rikthyer biznesin aty ku ishte, apo…

Adoptimi i euros në Shqipëri, procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“E shohim edhe në Shqipëri”, Meçe: Rusia po shfrytëzon hallkën më të dobët të Perëndimit

July 17, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

July 17, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Fituam gjë me mbylljen e tre kapitujve të parë të integrimit?

July 17, 2026
Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

July 17, 2026
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In