• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova si plaçkë lufte, pronë private

by A R
22/08/2018 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sadik Elshani

“Luften e bejne heronjte,

Qeverisin maskarenjte

Dhe perfitojne horrat.”

Victor Hugo (1802 – 1885)

Gjendja kaotike ne skenen politike te Kosoves, sjellja deshperuese e udheheqesve tane, vrapi pas pasurimit te paligjshem, paaftesia e tyre per te ndertuar institucionet funkcionale demokratike, per te mireqeverisur vendin, gatishmeria e tyre per te bere kompromise te demshme per Kosoven qe ngriten ne shkallen e tradhtise kombetare, sikur i japin nje kuptim domethenes e konkret, sikur e vertetojne ate shprehjen e shkrimtarit te njohur francez, Victor Hugo (1802 – 1885): “Luften e bejne heronjte/Qeverisin maskarenjte/Ndersa perfitojne horrat.”

Sindromi i heroit

Jane keta njerez oportumiste qe e presin ate rastin e duhur per t’i permbushur andrrallat, ambicjet e tyre te semura per lavdi e pushtet. Prandaj nuk eshte e rastit qe shumica e tyre perbejne te ashtuquajturin: “krahu i luftes”, apo thene me mire, krahu i perfituesve te luftes dhe perdhunuesve te lirise. Duhet patur kujdes nga ata njerez qe papritmas paraqiten ne skenen politike, apo mundohen te behen pjese e nje levizje kombetare e qe deri dje nuk i ka njohur askush.

Keta njerez, siç po na deshmon edhe vete jeta, ne kete tollovi, kohen e luftes, e kane pare mundesine per t’i mbuluar deshtimet e tyre ne jete, per t’u treguar se jane dikushi, sepse gjer atehere, dhe siç jane edhe sot, jane askushi. Ketu e kam fjalen per perfituesit e luftes, zhvatesit dhe jo per ata qe kane luftuar me perkushtim, trimeri e atdhedashuri, sepse nje pjese e tyre tani prehen ne boten e lavdise se perjetshme, ndersa te tjeret jetojne me dinjitet. Si ne lufte, si ne paqe, heroi i vertete mbetet hero, ndersa horrat nen masken e heroit jane me te rrezikshem se ujku nen lekuren e qengjit.

Nje pjese e mire e njerezve tane vuajne nga sindromi i heroit, ajo shtytja per t’u treguar, per te qene dikushi: shpetimtare te kombit e atdheut.

Atdhetaret luftojne per atdhe, ndersa mercenaret per para e poste qeveritare. Prandaj, edhe keta udheheqesit tane sillen sikur Kosova per ta eshte nje plaçke lufte, prone private. Menjehere pas luftes Kosova u mbulua me parullat e shemtuara: “Prone e UÇK-se”. Pra, per kete paskan luftuar keta “atdhetare”, per pasurim te paligjshem?! Dhe sot nje pjese e tyre mundohen qe ta shfrytezojne shtetin e varfer dhe kerkojne pensione per “sherbimin” e tyre nda atdheut.

Te kuptohemi, nje njeri qe ka sakrifikuar per atdheun dhe sot nuk eshte ne gjendje qe ta mbaje veten dhe familjen, gjithesesi duhet te ndihmohet, t’i sigurohet jeta, por pjesa dermuese qe jane te afte te punojne, duhet te punojne e te mos i behen barre shtetit te ri e te varfer.

Nese gjithe keta luftetare te listave te sterfryera paskan luftuar, atehere si eshte e mundur qe serbet kane mundur t’i vrasin gjithe ata shqiptare, te dhunojne gjithe ato femra shqiptare, ta debojne nga Kosova shumicen e popullsise se saj?! Fjalet dhe veprat nuk po perputhen, kesaj I thone mashtrim, turp.

Eshte koha qe heroin ta quajme, hero e horrin, horr. Ja, per hir te argumentit ta zeme se disa nga keta paskan luftuar si luane, por per trimeri jepet medalja dhe jo postet e pamerituara qeveritare, nuk i jepet vetes e drejta per te abuzuar, per ta pervetesuar pronen shoqerore, per ta shkaterruar vendin. Isa Boletini nuk pranoi asnje post qeveritar.

Atdhetaret e vertete gjate gjithe historise sone e kane shkrire pasurine e tyre per çeshtjen kombetare, ndersa keta “çlirimtare”, komandante te “Frontit, te fushebetejave te Rognerit” kane grumbulluar pasuri marramendese ne kurriz te nje populli, shteti te varfer, duke u bere bartes te dukurive me te shemtuara te shoqerise kosovare: krimit, korrupcionit, intrigave…

Dhe keta maskarenje thirren ne emrin e gjakut te deshmoreve, sepse ata i kane pronesuar edhe veprat e tyre, sakrificat sublime ne sherbim te interesave te tyre, te klaneve te tyre mafioze.

Vetem shiqoni me çfare mosperfillje e arrogance sillet i pari i vendit, z. Hashim Thaçi, as qe do te degjoje per asgje e per askend, ben pazarlleqe vdekjepruese (fatale), thua se Kosova eshte prona e tij, plaçka e luftes. Nderrimi i sundimtareve te huaj me sundimtare vendas nuk ia zvogelon hallet popullit te shumevuajtur. Perkundrazi, ia shuan edhe ate piken e fundit te shpreses per nje jete me te mire, nje te ardhme te ndritur.

Familjaret e deshmoreve ta ngrene zerin

Familjaret e deshmoreve duhet ta ngrene zerin kunder ketyre dukurive negative, kunder kesaj klase politike banditeske, sepse me te dashurit e tyre kane luftuar dhe e kane flijuar jeten e tyre per nje Kosove te pavarur, te lire e demokratike dhe te mos lejojne qe keta kapes te shtetit ta baltosin vepren e bijave dhe bijve me te mire te Kosoves.

Keta shtiren si shoke ne arme te atyre qe rane per liri, por ne te vertete nuk jane, madje ne disa raste ata jane edhe vrasesit e tyre. Tani po u dalin te palarat ne shesh.

Per fat te mire, ne Kosove ende jane te pranishme forcat nderkombetare, se per keta njerez me mendesi fisnore e kapadaiste, jeta ne Kosove do te behej e padurueshme.

Por, edhe mosangazhimi i intelektualeve, njerezve te ndershem ne jeten politike te vendit ka krijuar nje zbrazeti dhe kete situate jane duke e shfrytezuar me mjeshteri keta deshtake, keta maskarenje.

As vete populli nuk eshte i pafajshem, sepse dikush po i zgjedh keta njerez, nuk po na pikun nga qielli, por kane dalur nga gjiri i ketij populli. Bukur e qarte e ka thene romancieri, eseisti, publicisti e kritiku anglez, George Orwell (1903 – 1950):

“Nje popull qe zgjedh ne krye te vendit njerez te korruptuar, hajdute, maskarenje e tradhtare, nuk eshte viktime, por bashkepunetor i tyre.”

Dashuria per atdhe duhet te jete e pakufijshme dhe e pakushtezuar. Atdheut gjithmone i kemi borxh, ndersa atdheu kurre nuk na ka borxh per asgje. Ka ardhur koha, madje edhe kaluar, qe ketyre “komandanteve”, “çlirimtareve” zaptues t’u drejtohemi me fjalet e nje komandanti te vertete, gjeneralit emblematik amerikan, George Patton (1885 – 1945):

“Nese keni luftuar per kete toke qe gjithe jeten te merrni para, atehere tregoni sa kushton kjo dashuri qe t’ju paguajme, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund te blehet me para.”

Askush nuk ka nevoje qe ta rrahe gjoksin per “bemat” e tyre, sepse atdheu e di fort mire se kush ka luftuar per te. Vendi yne nuk ka nevoje per baballare, por ka nevoje per sherbestare qe e ulin koken dhe punojne per te miren e tij.

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.(illyria)

Next Post
Bllokohen mbi 1 miliard lekë, dyshime se u përfituan nga trafiku i drogës në Greqi

Bllokohen mbi 1 miliard lekë, dyshime se u përfituan nga trafiku i drogës në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ndeshjet e UEFA Nations League, tekniku Maran zbulon në konferencë listën e Kombëtares me 29 lojtarë, ja emrat surprizë

VIDEO/ Ndeshjet e UEFA Nations League, tekniku Maran zbulon në konferencë listën e Kombëtares me 29 lojtarë, ja emrat surprizë

September 19, 2026
“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

“Moody’s” përmirëson perspektivën e Shqipërisë, ministri Malaj: Vlerësimi konfirmon forcimin e financave publike dhe progresin e reformave

September 19, 2026
SHBA shet sistemin e mbrojtjes ajrore me rreth 2.7 miliardë dollarë për Ukrainën!

SHBA shet sistemin e mbrojtjes ajrore me rreth 2.7 miliardë dollarë për Ukrainën!

September 19, 2026
Akuzohet se gënjeu FBI-në përpara se të qëllonte një venezuelian në Minneapolis, agjenti i ICE-së deklarohet i pafajshëm

Akuzohet se gënjeu FBI-në përpara se të qëllonte një venezuelian në Minneapolis, agjenti i ICE-së deklarohet i pafajshëm

September 19, 2026
Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i njohur i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

Turqia tronditet nga operacioni antidroge, mes të akuzuarve edhe aktori i njohur i serialit “Çukur”! 18 artistë dhe sportistë në listën e të hetuarve

September 19, 2026
Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe…

Greqia plan për ripopullimin e Çamërisë: 10 mijë euro për familjet e Filatit, Sulit, Konicës dhe Pogonit, paradhënie dhe…

September 19, 2026
Shokuese në Brazil, influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes!

Shokuese në Brazil, influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes!

September 19, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do shiten në treg dhe paralajmërimi për distributorët!

September 19, 2026
Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

Vdekja pas lindjes e ish-bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e 2 mjekëve: Nuk kryen ekzaminimet e duhura

September 19, 2026
Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

Shqiptari kapet me mbi 400 kg drogë në mes të Romës! E kishte fshehur nëpër valixhe e në frigorifer, zbulohet dhe depo magazinimi

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com