• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova, si eksperiment politik

by Aalison Pearse Stevens
07/02/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosova dhe Shqipëria, por njësoj mund të thuhet Shqipëria dhe Kosova, përbëjnë sot një eksperiment të këndshëm për studiuesit e politikës dhe sociologjisë. Ca më shumë do jetë për ata të së ardhmes. E nëse për Shqipërinë është ende herët të flitet për pjekuri politike (pas komunizmit të egër), Kosova është realisht një eksperiment edhe më interesant sesi politika shqiptare është e aftë në aspektin politik dhe sociologjik t’i shërbejë zhvillimit të vendit të saj. Kjo sepse politika kosovare, ndryshe nga ajo shqiptare, ka ardhur nga realitet tjetër dhe është asistuar dhe vëzhgohet qysh nga fillimi prej faktorit ndërkombëtar. Ky i fundit, i paqartë për të ardhmen e vet, por edhe sfidat e shekullit, të gjitha pasiguritë i ka përcjellë te një shoqëri politike krejt e pakultivuar, që ka nxjerrë for kartat e nacionalizmit. Është e vërtetë se politikanët shqiptarë të dy anëve të kufirit e kanë ndryshuar sintaksën dhe leksikun, por në të vërtetë në thelb, kanë mbetur në fazat fillestare të zhvillimit politik. Rasti i Shqipërisë është flagrant për të parë zhvillimin parapolitik të klasës së saj, kurse Kosova përbën ende një eksperiment sesi shqiptarët në politikë, nën sloganet e patriotizmit dhe nacionalizmit, bëjnë gjithçka thjesht për pushtetin, duke shfrytëzuar populizmin dhe karta të tjera syresh në mënyrë shumë të papërpunuar. Ndërkohë që politikanët e të dy vendeve shqipfolëse kishin mundësi që të njësonin shumë gjëra dhe të ndihnin zhvillimin e njëra-tjetrës, por ato duket se ndahen dhe thjesht për propogandë tregojnë se jemi më afër.

Ky patriotizëm old fashion dhe ky nacionalizëm manipulativ, që po duket në Kosovë, është bërë i lodhshëm, por më shumë se kaq edhe agresiv. O me të ose pa të! Opozita në Kosovë dhe njësoj dhe Pozita e saj, bëjnë sikur nuk e kuptojnë se njerëzve nuk i bën më përshtyje se cili do të vi në fuqi prej tyre, njerëzit duan çfarë do t’i ofrojnë realisht e që mund realisht të zbatohet. Ata që janë më kokë-ftohtë njohin rastin e Shqipërisë që ua ka treguar paq se klasa politike thjesht e ka kthyer në profesion politikën, që do të thotë sundim politik dhe ekonomik mbi bashkëqytetarët, por asesi mundësi për zhvillimin dhe të ardhmen. Opozita e Kosovës këtë duhet të ketë parasysh për të sjellë një qasje të re, që të jetë realisht alternative, sepse loja me Zajednicën dhe marrëveshjet e tjera të Brukselit janë bërë realisht të lodhshme për veshët e njerëzve të thjeshtë. Dhe, jo më kot, Thaçi do shprehej cinik pak ditë më parë se: Ditën e Pavarësisë, kur është menduar protesta, Pozita mund të mblidhte deri më 1 milion tubues, kundrejt protestës së Opozitës!

Në një farë mënyre, ndryshimet pozitive dhe recetat si zor të vinë ende nga brenda vendeve tona, që shërbejnë thjesht si eksperimente. Këto realitete kanë nevojë për procese të gjata dhe jo këtë mënyrë sempliciste mendimi, që ka për prirje t’u shmanget problemeve të ndjeshme morale… E duke vazhduar arsyetimin e Brzhinskit: Ndreqja e duhur nuk do të vijë nga ndonjë listë me rekomandime politike. Ajo mund të lindë vetëm si pasojë e një rrjedhe të re historike, që do të përfshijë një ndryshim qoftë në vlera e qoftë në sjellje…Por për këtë, në vise shqiptarësh, nuk mund të flitet, sepse jemi ende eksperiment, që varemi nga politika dhe recetat e të huajve. Dhe kur elitat politika po dështojnë në të gjithë Lindjen, përfshirë dhe Shqipërinë, Kosova mbetet një eksperiment, që për fat të gjithë presim në fund të mos jetë i keq, të paktën për qytetarët e vet.

Next Post

“Sadna” e Bidait poston një mesazh për ndjekësit e saj në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In