• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova, shteti më i lumtur në rajon. Por cilat janë arsyet?!

by A R
20/03/2025 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova renditet si vendi më i lumtur në rajon, ndërsa në rang global listohet e 29-ta në raportin e ri botëror të lumturisë. Por cilat janë arsyet që i bëjnë kosovarët njerëz të lumtur?

Qytetarët mendojnë se Kosova duke qenë në robëri ka vuajtur shumë, dhe tani e di vlerën e lirisë dhe e shijon atë.

“Për shkak të vuajtjeve me shekuj mbrapa, kënaqemi më pak, e kjo liri nuk është pak, nuk nënkupton që është pak, po ndjejmë e shijojmë në masë të madhe për shkak të vuajtjeve. Por vetëkënaqësia nuk duhet dominuar, për shkak se e ardhmja ka sfida të reja, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur edhe për ato sfida. Gjithmonë kur je i kënaqur edhe sfidat i kalon më lehtë”, tha Buja.

“Unë mendoj se një popull i cili ka qenë me shekuj i robëruar, ika ardhur liria sot, e ndien atë kënaqësinë, e shpreh edhe jep vullnet për rininë për të ardhmen, si popull një perspektivë në Ballkan, prandaj jem si popull të lumtur dhe entuziastë për jetën”, tha Breznica.

Por qytetarë tjerë shrehen të habitur me renditjen e Kosovës në raport, duke konsideruar situatën në vend, përhapjen e krimit dhe dhunës në familje.

“Sipas gjithë kësaj situate që ekziston në Kosovë, vrasje, krime, dhunë në familje, populli më i lumtur, nuk kam koment. Po çuditem!”, tha Thaçi.

Në raportin botëror të lumturisë Shqipëria renditet e 89 mes 147 vendeve të përfshira, ndërsa Finlanda prin klasifikimin si shteti më i lumtur, për të tetin vit radhazi.

Në një prononcim për Kosova Press, ambasadori i Finlandës Matti Nissinen thotë se sekreti për mirëqenien mendore të popullit të tij, ka të bëjë me stabilitetin, barazinë dhe besimin.

Ai ka edhe një porosi për përmirësimin e jetesës dhe rrjedhimisht lumturisë në shtetin e Kosovës.

“Ishte shumë kënaqësi të vërej se Kosova ka shënuar përparim këtë vit, prandaj përgëzime për këtë. Është një arritje e shkëlqyer, e shkëlqyer. Mendoj se duhet të investohet te njerëzit, të investohet në arsim, në shëndetësi, në sigurime shoqërore dhe të gjitha ato elemente që krijojnë ndjesi sigurie për njerëzit, që ata të dinë se nuk janë vetëm, por shoqëria do të jetë aty për ta. Dhe mendoj se në këtë moment të turbullt të botës gjeopolitike dhe ekonomike që po jetojmë, ky stabilitet sjell gjithashtu qëndrueshmëri shoqërore, e cila është shumë e rëndësishme”, tha Matti Nissinen.

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Rama ndjen më afër Bashën se Veliajn”/ Vangjeli: Ja përse kryebashkiaku e shkarkoi përfaqësuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In