• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosova shtet, por po vepron si para pavarësisë

by Ben Andoni
02/12/2018 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mënyra e të artikulimit së të ardhmes nga zyrtarët më të lartë të Kosovës të bën të mendosh se Republika është kthyer de facto në kohën e para-Pavarësisë. Çfarë do të thotë? Të gjithë e dinë që do të bëhet diçka, por askush nuk është i qartë për atë që do të ndodh. Duket se ardhja e Macron në Beograd dhe mbërritja në shtëpi e Thaçit pas misionit SHBA, do kthjelltësojë gjithçka.

Ndërkohë, shteti i Kosovës, që drejtohet nga krahu i ashtuquajtur i Luftës, kahut që mëton të bëjë gjithmonë më të mirën deri në sakrificë për të, po lëshon pe ngado, por me sokëllima sikur janë gati të blatohen për Kosovën. Sakrifica është bjerrur sepse me qëndrimin që u mbajt me Demarkacionin me Malin e Zi u kuptua qartë se “të fortët” e Kosovës, kështu identifikohet paria shtetare e saj, është më e interesuar për punët e saj sesa me gjërat e tjera.

Për fat të keq, shtetarët e Kosovës e kuptojnë menaxhimin e vendit që mund të bëhet pa rregullat e Tregut të Lirë dhe ma parullat patetike!! Dhe ndodh që kryeministri Haradinaj po kërkon që të identifikohet edhe mbi presidentin e vendit, që paradoksalisht vërtetë nuk e ka mandatin parlamentar për të drejtuar bisedimet e Kosovës, porse dukshëm duket se përfaqëson interesa që e kalojnë Kosovën.

Kurse opozita vetëm pengon, dhe bën diversion, por duke kërkuar  me të drejtë zgjedhjet e reja, që do të tregojë realisht stadin politik të Kosovës.

Të jetë vetëm fantazma e Gjykatës Ndërkombëtare, që i ndjek liderat e Kosovës në këtë tollovi dhe që i bën të flasin në jerm. Me patjetër që po, porse në të gjithë këtë turbulli, kuptohet qartë një gjë: pushteti do të mbahet me çdo mënyrë.

Kryeministri Haradinaj gjendet para një vështirësie të madhe dhe kjo lidhet me të ardhmen e Kosovës por edhe sesa mund ta administrojë ai strukturën e frikshme qeveritare, e cila e kalon jashtë çdo parashikimi funksionalizimin e saj. Të paktën, nga ajo që është parë deri tani, kjo strukturë vetëm ka ngjallur pakënaqësi dhe ka qenë jashtë çdo parametri të duhur për të drejtuar një shtet të brishtë si Kosova.

Dhe, po duken dhe në këto ditë, kur njerëzit duan që të mos u shtrenjtohet jetesa prej veprimeve të fundit patriotike, teksa administrata mund të përgatitej qysh më parë me alternativat sesi mund të zëvendësohej vakumi i madh, që po krijohet pas taksës. Por, në vend të këtyre, kryeministri Haradinaj është mjaftuar duke i nxjerrë dhëmbët aleatit të tij kryesor PDK-së, nga ku dalë presidenti i vendit Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Veseli që e drejton tani partinë.

E ngërçi bëhet edhe më i sikletshëm kur këtë e shikon me përfaqësimin diplomatik të vendit, që lë shumë për të dëshiruar me erën Pacolli, ashtu si edhe me respektimin e institucioneve të vendit. Kuvendi i Kosovës nuk arriti as të fusë në axhendë shqyrtimin e dokumentit për legjitimitetin e presidentit Thaçi, ashtu si ky i fundit po thuaj e nënvleftëson fare institucionin parlamentar në Kosovë, sikur të mos ekzistojë. Në deklarata shprehet se ekziston ndihma e madhe e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën dhe kjo i ka topitur të gjithë, Kosova po trajtohet si një vend pa pavarësi.

“Nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë as kufi përgjatë vijave etnike dhe as shkëmbim të popullatës”, u shpreh Thaçi, por pa sqaruar realisht të vërtetën që tashmë duhet të dihet mirë në Shtëpinë e Bardhë dhe gjetkë për të ardhmen e saj. Ashtu si Vuçiç, nga ana tjetër dhe e gjithë piramida serbe mëtojnë, se nuk do ketë njohje të Kosovës. Ndërkohë që në skenë, paçka se është rrëzuar nga Gjykata supreme kosovare, ka dalë sërish Zajednica, e njohur si Bashkimi i Komunave Serbe, një element që e bën krejt konfuz, por edhe shumë të trishtë atë që po ndodh dhe mund të ndodhë me Kosovën.

Në vend të çdavaritet e gjitha kjo, Kosova bëri dhe show-n e fundit ne Pejë me qeverinë shqiptare, duke u stërbetuar mbi shqiponjë, sikur të ishim para ndonjë lufte. Vallë ku po shkon Kosova? A janë në dijeni “të fortët” e saj se po drejtojnë një vend të pavarur dhe se duhet të sillen si të tillë? Të paktën nga veprimet e shtetarëve kosovarë të duket se liderat e saj e kanë harruar se Kosova është realisht e pavarur qysh më 17 Shkurt të vitit 2008. (Javanews)

 

Next Post
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Bashkia e Tiranës/Opozita kundër PD: Duhet të nxjerrim një kandidat serioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

Zjarr i madh në Rrilë të Lezhës, flakët favorizohen nga era, digjet sipërfaqe me bimësi!

October 3, 2026
Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

Ankand në Londër, shitet për 277 mijë paund blloku me dorëshkrimet e Freddie Mercury

October 3, 2026
Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

Mori dy doza vdekjeprurëse por ekzekutimi në burg dështoi, 50-vjeçarja amerikane që habiti botën ndodhet në gjendje kritike

October 3, 2026
Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

Aktori i njohur i “Spider-Man” finalizon divorcin 10 vjet pas ndarjes nga ish-gruaja!

October 3, 2026
Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

Kodi i ri Penal, ministri Gogu shpjegon pse duket ndryshuar dhe rishikuar: Janë 2348 të paraburgosur në vend, ose 56% më shumë se të dënuarit!

October 3, 2026
“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

“Ministrat ndryshojnë, por kontratat dhe faturat mbeten”- Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

October 3, 2026
Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

Tensione në qiell, droni alarmon NATO-n, ngrihen avionët luftarakë! Lituania në alarm, mbyllet aeroporti në Bjellorusi

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com