• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova shpërndan në plot 130 shtete raportin e Natasha Kandiç për krimet e Serbisë

by Java News
09/02/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpërndarë një notë verbale te rreth 130 shtete si dhe në organizata ndërkombëtare – OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, shkruan Koha Ditore.

Aty i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë.

“Raporti i publikuar pikërisht nga një organizatë me seli në Beograd tregon për fshehjen e krimeve që Serbia ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi”, shkruan në notën verbale të MPJ-së, e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.

Nota verbale, përmbajtjen e së cilës e ka siguruar “Koha Ditore” është shpërndarë bashkë me një kopje të raportit të Qendrës së Natasha Kandiçit.

Më 31 janar 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd ka publikuar një raport për mbulimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, e cila kërkon vëmendje të përqendruar të bashkësisë ndërkombëtare mbi mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe aktet gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Një gafë në manovrim i kushton shumë skiatorit… bie si thes me patate

VIDEO/ Një gafë në manovrim i kushton shumë skiatorit... bie si thes me patate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com