• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova, sa turp, ende pa një rezolutë kundër krimeve serbe

by Java News
26/06/2015 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në Kosovë është një sport kombëtar që t’i shajnë dhe t’i anatemojnë të gjithë kohën, por aman në vitin e fundit janë 60.000 kosovarë (Shqiptarë dhe serbë të Kosovës), që kanë aplikuar për pasaportat e Serbisë! Kjo është për njerëzit e thjeshtë, por ndërkohë politikanët e tyre, ndërsa merren me Gjykatën Speciale dhe i përvishen njëri-tjetrit, duke i kujtuar kontributet në luftë, kanë harruar me kohë që t’i bëjnë presion Kuvendit të tyre, të bëjë një rezolutë kundër Serbisë. Si zakonisht, merren me fjalë e fjalë pa fund. Mbase, kush nuk e ka përjetuar Luftën e Kosovës në terren e ka shumë të lehtë të flasë sot për të gjitha këto, ashtu si ka shumë në Kosovë e Shqipëri që po merren me ngritjen apo jo të Gjykatës Speciale. Kjo tek e fundit, pas seancës maratonë që ka bërë para pak orësh parlamenti i Kosovës, dhe që e ka përçarë shumë Republikën e re, ka dështuar. Kanë munguar vetëm gjashtë vota për të arritur kuorumin e 2/3 së deputetëve, që duhej për miratimin e saj. Me pak fjalë, Kuvendi nuk e miraton ndryshimin e Kushtetutës, që do të thotë se Kosova është kundër Gjykatës Speciale. Me këtë vendim janë rregulluar të gjithë, ata që e duan dhe që ata që se donin, duke gjetur dhe një moment, për t’i rrëshqitur problemeve të vërteta të Kosovës.

Ndër të parat është ajo që lidhet me integrimin e njerëzve të UÇK-së, me krizën dhe humbjen e madhe të besimit te politikanët e qeverisë së re të Kosovës. Shumë nga patetikët që janë në parlamentin e Kosovës në vend të fjalëve duhet të mendojnë për politikat sesi t’i integrojnë veteranët, shumë prej të cilëve mbijetojnë. Sa i përket përballjes me ligjin, shumë prej veteranëve as nuk i tuten dhe as nuk u duhet të tuten sepse nuk kanë bërë krime, kurse një grup që ka bërë krime ndaj pakicave dhe vetë shqiptarëve e meritojnë të qëndrojnë pas  hekurave sepse krimi s’ka nacionalitet dhe as patriotizëm. Dhe, në kushtet e Kosovës, kur liria ka qenë edhe një sponsorizim i aleatëve të mëdhenj, këshilla e këtyre të fundit shpesh është detyrë. Si në rastin e ngritjes së Gjykatës. Anipse, politikanët e Kosovës e kanë kaluar dhe këtë test me retorika. Ndërsa kanë shmangur edhe shikimin e problemit të vërtetë në sy, që do të thotë: ndihmë për njerëzit e thjeshtë të UÇK-së, që të jetojnë me dinjitet,  e asfare si pak kolegët e tyre të luftës, jo pak prej të cilëve janë të kapur dhe kapardisen nëpër poste ose botës.

Nëse do të ishte seriozisht e gjitha (lexo dhe votimi i fundit), do të mjaftonte që shteti kosovar t’i kujtohej se në vitet e ekzistencës së vet ka dështuar në shumë aspekte dhe mbi të gjitha “nuk ka akoma një rezolutë në Kuvend kundër krimeve serbe”, siç cilësoi kryetari i Kuvendit Veseli.

Ç’ka do të thotë se Gjykata Speciale mund të vonojë për t’u ngritur, por do gjenden modalitetet që ajo të vihet në funksionim, ashtu si Kosova e pjekur do të kuptojë hapin e saj, kur realisht ta dënojë me vepra krimin e vet, që i dëmton imazhin dhe institucionalisht do të miratojë “rezolutën kundër krimeve të serbëve” në Kuvend, në vend të trokasë për aplikime për pasaporta në këtë vend.

Next Post

Tiranë, MPJ dënon sulmet terroriste në Francë, Tunizi dhe Kuvajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In