• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes së BE-së, 61 milionë euro tashmë të humbura

by Os De
21/10/2025 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane. 

Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. 

Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin. 

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme. 

Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit – prej 61 milionë eurosh – që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. 

Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar. 

Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes. 

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në. 

“Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë. 

Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe. 

Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. 

Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen” 

Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave. 

“Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai. 

Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini. 

Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë. 

Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. 

“… dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini. 

Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027. 

“… dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini. 

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor. 

Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane. 

“Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren – kjo vlen edhe për instrumentet e tjera – ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani. 

Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

“Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë. 

Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen – ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës. 

Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht. 

Komisioni Evropian sqaroi, gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”. 

Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët” 

Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian. 

Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë. 

Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale. 

“Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo. 

Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. 

Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese. 

“Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu. 

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024. 

Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. 

Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. 

Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./ REL 

 

Next Post
Shqipëria qëndron te dy gjinitë, miratohen në komision ndryshimet e Projektligjit për Barazi Gjinore

Shqipëria qëndron te dy gjinitë, miratohen në komision ndryshimet e Projektligjit për Barazi Gjinore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

“Opozita nga e Hëna në protestë”, deputeti i PD jep detajet e organizimit

November 12, 2025
Tjetër kallëzim në SPAK për 21 Janarin! PS: Kemi një provë të re! Berisha urdhëroi vrasjet, foli me Bashën e Prendin

“Përdorimi i armëve nga Garda, i paligjshëm”, ish-ministri i Rendit skanon 21 Janarin: Ikja e Policisë, e gabuar

November 12, 2025
“Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

“Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

November 12, 2025
“Aleanca LGBT mori kujdestarinë time pa vendim gjykate”, Luana Myrto:15 vjeç më vendosën në dhomë me dy homosek*ualë që…

“Aleanca LGBT mori kujdestarinë time pa vendim gjykate”, Luana Myrto:15 vjeç më vendosën në dhomë me dy homosek*ualë që…

November 12, 2025
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

November 12, 2025
U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..

“Vrasja në Rinas një nga më të sofistikuarat”, profesori i Drejtësisë: Policia të mësojë të rrethojë vendin e ngjarjes, jo si të përdorë dronin

November 12, 2025
“Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

“Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

November 12, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

November 12, 2025
Horoskopi Branko, parashikimi i yjeve për nesër 13 nëntor 2025!

Horoskopi Branko, parashikimi i yjeve për nesër 13 nëntor 2025!

November 12, 2025
Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

November 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com