Pushteti nuk ka hequr dorë nga mësymja për ta shembur Gjykatën Speciale, shkruan Koha Ditore.
Kjo, pavarësisht faktit që ndërkombëtarët kanë ritheksuar pasojat për Kosovën që do të rridhnin nga një vendim i tillë.
Të mërkurën Kryesia e Kuvendit ka bërë përpjekjen e dytë brenda një muaji për ta çuar përpara iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. S’e ka mbërritur këtë qëllim.
Ka dështuar, në mungesë kuorumi.
Burime të gazetës në Kuvend kanë treguar se deri në javën e ardhshme mund të tentohet sërish për ta kaluar iniciativën në Kryesi. (b.an)