Kosova pranohet në federatën europiane të atletikës. Vetë ky institucion e bëri të ditur këtë lajm në rrjetin social twitter.
“Kosova është pranuar si anëtari i 51-të i Federatës Evropiane të Atletikës në Kongresin e Lozanës”, shkruhet në postim.
Pas pranimit të Federatës Atletike të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave më 19 gusht 2015, tani kjo federatë është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Atletikës.









