Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së, sot fillon lëshimin e çertifikatave të gjendjes civile me elemente të përmirësuara të sigurisë në gjithë territorin e vendit.
Sipas një njoftimi të MPB-së, është përmirësuar sistemi i pajisjes me dokumente të gjendjes civile, konform ndryshimit legjislativ dhe ngritjes së kualitet të të dhënave, si dhe ofrimit të shërbimit në mënyrë më efikase.
Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme po e përmbush edhe një ndër kriteret themelore të Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave./Kosovapress