Loriana Kuka (78Kg) sot pati paraqitjen e saj të parë në gara për vitin 2018 dhe atë në një kategori më lartë.
Ajo mori pjesë në Kupën Evropiane në Uster të Zvicrës duke fituar medaljen e artë pas tri fitoreve.
Ndeshjen e parë, Loriana e fitoi kundër garueses holandeze Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen belge Sophie Berger.
Në finale, Loriana ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me wazari në sekondat e fundit të ndeshjes. (Koha)