• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Historia tronditëse/ Gruaja tregon sesi mori në shtëpi një 20-vjeçare, që pastaj i prishi familjen

by Java News
11/03/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rubrika “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare” vijoi me historinë e jetës së Verës, protagoniste edhe në pjesën e parë të rubrikës, dhe marrëdhënies së veçantë me djalin e saj.

Vera ka kaluar një jetë plot pengesa dhe ngjarje që kanë shënjuar jetën e saj. Por përveç mbështetjes së bashkëshortit të saj Eqeremit ajo ka pasur të pandarë edhe djalin e saj të vogël Gertianin. Vera tregon historinë e jetës së saj: Më fejuan prindërit që në moshë të vogël. U njoha me burrin në moshën 14 vjeçe dhe ai më mbushi mendjen më rrëmbeu.

Unë me origjinë jam nga fshati Ndroq i Tiranës, dhe u martova në fshatin Romanat të Durrësit. Jetuam 17 vjet bashkë.

Nga kjo martesë erdhën 3 fëmijë të mrekullueshëm. Kishim vështirësi dhe vuajtje megjithatë ia dilnim për bukuri. Ish bashkëshorti im ishte hidraulik. Ai njihet me një familje që ishte zhvendosur nga Kukësi në Durrës, jetonin pranë nesh. Në bisedë e sipër ata i flasin për vajzën e tyre e cila ishte martuar prej një viti dhe jetonte në një fshat të thellë në Kukës.

Duke qenë se ne ishim shumë të dhimbsur nga natyra, burri im propozoi që ta merrte çiftin duke iu ofruar të qëndronte në një dhomat e shtëpisë që kishte familja e tij.

Unë e pranova këtë gjë. Ata erdhën, ishin të dy të rinj. Sapo ishin martuar. Unë isha 30 vjeçe, burri im 40. Vajza që ne strehuam 20 vjeçe.

Gjithçka shkonte shumë mirë në fillim, pastaj im shoq nisi të shkonte shumë shpesh tek ata. Burrin e asaj e largonte me punë diku ndërsa shkonte qëndronte gjithë ditën te shtëpia e asaj.

Ai ishte një bashkëshort shumë i mirë më përpara, por ndryshoi. Të gjithë më thonin që ai nuk ishte besnik ndaj meje, por i kundërshtoja, pasi besoja tek ai.

Pastaj e pyeta, i thashë “është e vërtetë që ti më tradhton”? I thashë që nëse është e vërtetë mund të shkonte të jetonte me atë, sepse nuk doja të isha në një situatë të tillë.

Ai më në fund e pranoi që më tradhtonte. I thashë përsëri që mund të largohej me atë, por i kërkova që të mbaja fëmijët. Ai u nda nga unë ndërkohë që edhe gruaja me të cilën më tradhtonte u nda nga i shoqi. Mirëpo nuk pranoi të më linte fëmijët. Kam vuajtur tej mase për t’i marrë të tre, po arrita të mbaj me vete, vetëm djalin e vogël, Gertianin. Nuk donte të më linte asnjë pjesë nga pasuria. Kam hequr vuajtje dhe tortura të tmerrshme nga ish burri im.

Vera ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty”/ për t’i dhënë një mesazh djalit të saj Gertit me të cilin jeton. Ai ka fituar lotarinë amerikane dhe dëshiron të shkojë atje bashkë me familjen e tij dhe nënën.

Gerti ka ardhur në studio me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Në ekranin e murit që i ndan shfaqen Vera dhe Eqeremi.

Vera: Ju jeni engjëjt e mi. Ti je gjithçka për mamin tënd. S’je ndarë asnjë sekondë me mamin tënd. Mami të uron rrugë të mbarë dhe mos e kthej më kokën pas. Unë do jetoj me Eqeremin sepse gjithë ato mirësi që ka bërë Eqeremi për ne, unë nuk i harroj kurrë.

Gerti: I kam thënë mamasë që kur më doli llotaria, i kam thënë nëse ajo nuk dëshiron që unë të iki, unë atëherë nuk iki. Unë do shkoj por nuk do jem me mendje të qetë. Mamaja ime është kryesorja në jetën time.

Ashtu siç tha edhe drejtuesi i emisionit Gjebrea, si një film i bukur, por i vërtetë mbyllet edhe pjesa e dytë e “Ka një mesazh për ty”./tvklan.al/

 

Next Post
Ozil i Arsenal hyri sot në historinë e Premier Ligës për asiste

Ozil i Arsenal hyri sot në historinë e Premier Ligës për asiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com