Ministri Sveçla deklaroi se ka një ashpërsim të retorikës nga autoritete serbe dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi i Njësisë Speciale në pikat kufitare në veri.
Në krah të homologut të tij austriak, Karl Nehammer Sveçla ka thënë se qëndrimi i policisë kufitare në veri nuk është provokim dhe as kërcënim për qytetarët serbe qe deri tani kane marre mbi 11 mijë targa për të hyrë në Kosovë.
Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer nga Prishtina, ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë.
Nehammer thotë se dhuna nuk është mjet politik, derisa ka shtuar se nuk duhet provokuar nga këto situate ndërsa e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës që sipas tij po e ruan qetësinë.
/a.r











