• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova as nuk ndahet dhe as nuk bashkohet

by Ilir Yzeiri
27/01/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Është për të ardhur keq, por, në ligjërimin publik, nga zëra veçanërisht të spikatur, disa herë artikulohen ide që nuk janë njësh më platformën kombëtare të një populli. Këto ditë po flitet për Kosovën dhe disa autorë kanë shprehur mendimin se nëse Kosova ndahet ajo të bashkohet me Shqipërinë ose nëse serbët na marrin veriun e Kosovës ne të marrim Luginën e Preshevës. Ndërsa artikulimi i idesë që erdhi koha të rrëmbejmë armët është thjesht qesharak.

Problemi i Kosovës nisi të diskutohet pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë dhe pas provokimit me trenin që bëri po Serbia kur desh ta fuste atë në Kosovë javë më parë. Edhe autori i këtyre radhëve ka shprehur shqetësimin se presidenti Trump me prioritetet e tij për të rishikuar peshën amerikane në NATO apo OKB, e ka tronditur disi realpolitikën dhe ideja se Rusia mund të depërtojë në Ballkan përmes hartave të vjetra, është një shqetësim për t’u marrë në vështrim. Mirëpo vetëm kaq, sepse, për hir të së vërtetës, Europa dhe SHBA ende janë në aleancë të ngushtë dhe Kosova është një shtet i garantuar prej tyre dhe i njohur zyrtarisht prej tyre. Me të drejtë, dy gazetarë të Kosovës në një polemikë të para disa ditëve tregonin se me ligj Kosova është ndërtuar si shtet që as nuk mund t’i cënohet territori dhe as nuk mund të bashkohet me territorin e ndonjë shteti tjetër.

Mirëpo ajo që të bën përshtypje është diçka tjetër. Megjithëse ne shqiptarët në fund të shekullit të kaluar shënuam arritje epokale sidomos me mëvetësinë e Kosovës, ne ende nuk po mësojmë si të sillemi në liri dhe si të forcojmë identitetin tonë. Ne jemi të rrethuar me shtete që kanë platforma kombëtare të mbështetura mbi mite vrasëse dhe të vjetra. Serbët, të gjithë pa përjashtim, mendojnë ende se Kosova është zemra e Serbisë se beteja e Fushë Kosovës është zanafilla e mitit të krijimit të kombit serb. Grekët, nga ana tjetër, kanë si platformë kombëtare idenë e krijimit të shetit grek mbi ato territore ku qëndrontë Bizanti grek dikur. Vorio-Epiri në këtë kuadër nuk është një mit, por është një realitet i platformes kombëtare greke. Greqia është vend i Bashkimit Europian dhe natyrisht nuk ka si qëllim që të marrë Vorio-Epirin. Por në kulturën kombëtare greke është rrënjosur ideja se Vorio Epiri është territor grek. Ndërkaq, pastrimi etnik që ata i bënë territorit çam justifikohet me të pavërteta historike.

Përballë këtyre dy kulturave ne shqiptarët shfaqemi si memecë, si gjysmakë dhe kemi frikë të artikulojmë të vërtetat tona. Ne nuk kemi një paltformë kombëtare të qëndrueshme dhe të përpunuar me kujdes. Të përfshirë nga afshi grotesk i luftës kundër komunizmit ne kemi fshirë gjithçka nga e shkuara dhe kemi frikë të përmendim Rilindjen dhe platformën që hartuan ata kolosë që krijuan këtë Shqipëri e Kosovë që kemi sot. Vetëm në Shqipëri ndodh që një shqiptar bën thirrje që të mos quhemi të tillë, por të thirremi osmanë. Vetëm në Shqipëri ndodh që shqiptarët fyejnë mitin kombëtar që është Gjergj Kastrioti dhe mitin tjetër Nënë Tereza. Vetëm në Shqipëri nuk përmendet me forcë që Hoxhë Tahsini i cili qysh në shekullin XIX u bë mit në Perandorinë Osmane dhe kërkoi që ta ofrojë Lindjen me Perënimin duke i treguar perandorisë së mykyr osmane se pa u afruar me Perëndimin modern Lindja nuk do të kishte të ardhme. Por në Shqipëri ky kolos nderohet vetëm me emrin e një shkolle 8-vjeçare. Vetëm në Shqipëri ndodh që Dora D’Istria nderohet po ashtu me emrin e një shkolle 8-vjeçare, ndërkohë që ajo çmohet nga institucionet europiane të shek. XIX si gruaja më e ditur e Europës dhe personaliteti më i shquar i saj. Veprat e këtyre kolosëve por edhe të tjerëve jo që nuk njihen ende, por askush nuk ka një ide se si do të promovohen këta personalitete dhe të tjerë në mënyrë që shqiptarët të mësohen që të çmojnë historinë e tyre dhe të dinë se çfarë janë, nga vijnë dhe ku duan të shkojnë. Pastaj nëse dikush nuk do të jetë shqiptar, kjo ka pak rëndësi. Identitetin secili e zgjedh vetë. Ndërsa identitetin e një kombi nuk e zgjedhim dot. Ai është fati ynë sepse historinë nuk e bëjmë siç duam ne, por duhet ta njohim dhe ta tregojmë ashtu siç ajo ka ndodhur.

Ndërsa në ligjërimin publik është mirë të jemi më të rezervuar. Vetëm atdheu nuk është pronë e askujt dhe askush nuk ka të drejtë as ta ndajë dhe as ta bashkojë. Më mirë se ne këtë e dinë miqtë tanë perëndimorë që na ndihmuan të çlirojmë Kosovën dhe na mbështetën që ajo të bëhet e pavarur.

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Zhduken 3 pistoleta dhe 210 fishekë, pranga magazinierit të komisariatit të Hasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

January 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH: duhet të paguajmë që ta kemi

January 7, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In