• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova nuk ka shanse për vizat edhe në qershor?!

by Java News
29/01/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit politikë në Kosovë duhet të tregohen të përmbajtur kur përmendin datat për liberalizimin e vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Sipas tyre, mundësia e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte reale gjatë vitit 2018, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të hezitimit të disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Andaj, tani kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj zotohen se liberalizimi mund të ndodhë qysh në qershorin e këtij viti, ekspertët e integrimeve tërheqin vërejtjen se liderët mund të përsërisin gabimin e njëjtë që kishin bërë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, kur kishin premtuar në vazhdimësi datën e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Drejtori i Institutit EPIK në Prishtinë, Demush Shasha tha për Radion Evropa e Lirë se premtimi i datave, nuk shkon me proceset e tilla, siç është ai i liberalizimit të vizave.

“Gjatë gjithë vitit të kaluar, prej presidentit e deri poshtë, secili zyrtarë publikë ka premtuar se gjatë vitit 2018 do të ndodhë liberalizimi i vizave. Prandaj, mesazhi i parë është se nuk duhet premtuar data sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për një arsye të thjeshtë, sepse nuk është nën kontrollin tonë.

Vendimmarrja u takon 27 vendeve anëtare të BE-së dhe askush nuk mund të japë garanci se kjo do të ndodhë edhe kjo është arsyeja pse vetë shtetet e BE-së, veç e veç, por qoftë edhe Këshilli i BE-së si organ vendimmarrës, nuk është duke ofruar datë”, tha Shasha, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
FOTOT/ Studentja e Mjekësisë vdes e ngrirë, e zbritën nga autubusi se ishte pa biletë

FOTOT/ Studentja e Mjekësisë vdes e ngrirë, e zbritën nga autubusi se ishte pa biletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In