• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova në top listën e vendeve me ekonominë më të keqe në botë për 2019-ën

by Java News
05/04/2019 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punësimet familjare, krimi dhe korrupsioni, niveli i lartë i papunësisë e inflacionit dhe ikja e të rinjve në masë të madhe, bëjnë që Kosova të renditet në top dhjetëshen e vendeve që do të kenë ekonominë më të mjerueshme përgjatë vitit 2019-të. Kjo është konstatuar nga ‘Focus Economics’ në analizën e tyre të bërë për 130 vende të botës, të cilën e quajnë ‘Indeksi i Mjerimit’.

Republika e Kosovës do të jetë ne top dhjetëshe në listën e vendeve të cilat përgjatë vitit 2019 pritet të kenë ekonominë më të keqe në botë. Ky konstatim është nxjerrë nga ‘Focus Ecomics’ një institut që merret me ofrimin e analizave dhe parashikimeve ekonomike për më shumë se 130 vende të botës, në Amerikë, Evropë, Afrikë e Azi, shkruan Gazeta Express.

Kjo analizë është nxjerrë përmes të ashtuquajturit ‘Index i Mjerimit”, dhe mbështetet në shkallën e papunësisë dhe atë të inflacionit, të cilat e vendosin Republikën e Kosovës në vendin e 9-të në botë, si vendi që do të ketë ekonominë më të keqe për vitin 2019.

Sipas analizës, Kosova përshkruhet si një prej vendeve me papunësinë më të madhe, dhe flitet edhe për numrin e lartë të të rinjve të cilët po ikin drejt vendeve të Bashkimit Evropian për jetë më të mirë.

Gjithashtu është përmendur edhe nepotizmi, krimi, korrupsioni, të cilat pengojnë investimet e huaja dhe shtyjnë njerëzit që të ikin.

“Në Kosovë, shkalla e lartë e papunësisë është një plagë për vendin, me një numër të lartë të të rinjve të cilët e lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë drejt Bashkimit Evropian. Disa cekin edhe shkallën e lartë të punësimeve familjare, krimit, korrupsionit, që ka quar në uljen e investimeve të huaja, dhe ikjen e të rinjve”, thuhet në përshkrimin që i bëhet Republikës së Kosovës nga “Focus Economics”, shkruan Gazeta Express.

Vendi që do të ketë ekonominë më të mjerueshme gjatë këtij viti është Venezuela, pas saj renditet në vendin e dytë Zimbabve, Argjentina në vendin e tretë që pasohet nga Irani, në të katërtin Nigeria, Bosnja e Hercegovina në vendin e gjashtë, Afrika e Jugut në të shtatin, Jemeni është një pozitë më lartë se Kosova e cila gjendet në vendin e nëntë, dhe në pozitën e 10 Turqia.

  • /a.meta
Next Post
Shkodër, drejtuesja e automjetit përplas për vdekje këmbësoren

Durrës/ Makina e përplas teksa kalonte rrugën, vdes 87-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In