• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

by E S
28/03/2026 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi mposhtën 3-4 Sllovakinë në Bratislavë dy ditë më parë, përfaqësuesja e Kosovës në futboll i është rikthyer përgatitjeve për sfidën finale të play-off-it të Kupës së Botës 2026, atë kundër Turqisë.

Të martën në orën 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës të gjithë sytë e shqiptarëve do jenë te djemtë e Franco Fodës, të cilët luajnë finalen kundër Turqisë për të marrë biletën për në Botërorin 2026.

Në prag të ndeshjes, për mediet folën futbollistët Dion Gallapeni dhe Veldin Hoxha.

Mbrojtësi Dion Gallapeni e ka cilësuar ndeshjen e fundit si historike, duke theksuar se skuadra tregoi karakter të fortë dhe arriti një fitore të madhe falë edhe mbështetjes së tifozëve “Dardanë”.

“Një ndeshje historike për ne, pavarësisht se e kemi ditur se do të jetë e vështirë. Por, me ndihmën e tifozëve dardanë gjithçka ishte e mundur dhe treguam një karakter shumë të fortë dhe dolëm fitimtar nga ndeshja.

Turqia? Normalisht që është një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh kualitetin që ka Turqia mirëpo këtë e kemi vërtetuar edhe në ndeshjen e parë që pavarësisht cilësisë së skuadrës së tyre, ne jemi shumë të bashkuar si grup, luftojmë për njëri-tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi”, tha Gallapeni.

Mesfushori Veldin Hoxha theksoi se skuadra tashmë ka lënë pas fitoren e fundit dhe është plotësisht e fokusuar te përballja ndaj Turqisë.

“Ndjenja është shumë e mirë, por kjo ndeshje tashmë ka kaluar dhe tani fokusi ynë është te ndeshja e radhës kundër Turqisë. Ekipi do të jetë i përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur kualifikimin në Kupën e Botës.

Kur i ke tifozët pas vetes në stadiumin tënd kjo të jep një shtysë shumë të madhe në ndeshje të tilla. Prandaj, do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje, për veten tonë, për tifozët dhe për vendon tonë, me synimin që të arrijmë në Kupën e Botës”, përfundoi mesfushori i Kosovës.

Trajneri Franco Foda e ka të gjithë grupin në dispozicion, teksa nuk raportohet për mungesa apo dëmtime.

Next Post
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In