• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova në mes të “marrëveshjes së keqe” dhe status-quos

by Java News
23/03/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, është hap i domosdoshëm për Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euo-atlantik. Ky proces është i rëndësishëm edhe për Srbinë, e cila ka nevojë për një katarsis të brendshëm politik e institucional, ndonëse kjo nuk arrihet pa një ndërgjegjësim më të gjerë të shoqërisë serbe, e cila ka nevojë për demokratizim rrënjësor

Shkruan Mehmet PRISHTINA

 

Nëse i referohemi asaj maksimës së njohur se “një marrëveshje e keqe është më e mirë se status-quoja”, do të duhej njëkohësisht ta pranojmë, ose ta mohojmë faktin, se Kosova ndoshta nuk ka pasur rrugë tjetër për t’u shmanur nga “marrëveshja e  keqe”.

Një shtet që nuk i zbaton marrëveshjet paraprake, është i dënuar të bëhet pengesë e proceseve, të cilat me kalimin e kohës vijnë duke u bërë edhe më të komplikuara. Kjo edhe ndodhi me Kosovën, prandaj Marrëveshja e 18 marsit në Ohër është produkt i një procesi i cili solli shumë tema e dilema që nuk kishin të bënin vetëm me gjendjen e brendshme politke e sociale, por edhe me kontekstin gjeopolitik.

Jo më larg se në fillim të kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Kinës, Xi Jinping, u takuan dy herë brenda dy ditësh në Moskë, me ç’rast shpallën planet e tyre për të thelluar bashkëpunimin politik dhe ekonomik kino-rus për vitet në vijim – duke i dërguar një mesazh të fortë Perëndimit për vendosmërinë e tyre “kundër dominimit global të Shteteve të Bashkuara”.

Të gjithë ata që mendojnë se Kososa është qendra e botës, sigurisht kanë harruar se baraspeshat gjeopolitike sot i diktojnë zhvillimet rajonale dhe globale,  përfshi edhe luftën në Ukrainë, ku vendi ynë sigurisht bën pjesë, prandaj nuk është njësoj të kemi apo jo marrëveshje me Serbinë mbi bazën e një dokumenti europian. Kjo edhe për faktin se vizita e presidentit kinez në Moskë, nga mediat prestigjioze botërore  është karakterizuar  si “pjesë e një nisme të re për një rend të ri botëror”, që në  esencë e ka qëndrimin e koordinuar ruso-kinez kundër Perëndimit.

Sigurisht që vendi ynë është tepër minor për të patur ndonjë  impakt në këto zhvillime globale gjeopolitike, por në anën tjetër askush nuk mund ta mohoj faktin se zvarritja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, mund të ndikohet nga këto zhvllime gjeopolitike dhe kjo më së paku i konvenon popullit të Kosovës.
Ajo çka do t’i konvenonte Kosovës, do të ishte kthimi në vitin 1999 te epoka e Klintonit, por tani rrethanat kanë ndryshuar, siç ka ndryshuar edhe drejtimi i Shtëpisë së Bardhë në Washington dhe për pasojë armiku i deri djeshëm yni, Serbia, në një farë mënyre ka fituar simpatinë e aleatëve tanë strategjikë, dhe kundër këtij realiteti nuk mund të bëjmë asgjë.

Realitetet nganjëherë i diktojnë rrethanat, nganjëherë njerëzit bëhen peng të rrethanave, por në politikë asgjë nuk ndodhë ratësisht. Ashtu siç nuk ndodhi rastësisht që Ohri sërish të bëhet epiqendra e një ujdie ballkanike, pas asaj të vitit 2001, kësaj radhe me një karakter dhe dimension tjetër politik, ku Kosova dhe Serbia parimisht u pajtuan për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dhe Beogradi u dakorduan  më 27 shkurt në Bruksel. Ky dokument kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo gjithashtu kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka njoftuar ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars. Sipas Borrellit, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë më 27 shkurt në Bruksel”.

“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.

Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtarë që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bëjnë edhe SHBA-të.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet të fillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t’i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjë punën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet të fillojë me njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe simboleve kombëtare.

“Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë më gazetarë në distancë. Ndërkohë që , Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Marrëveshja e dakorduar në Ohër midis Kosovës dhe Serbisë, ka hapur shumë debate si te ne ashtu edhe në Beograd. Shumica e atyre në Kosovë që e shohin me rezervë këtë marrëveshje, ia përshkruajnë Kryeminstrit Kurti (pa)përgjegjësinë për të mos qenë kosekuent në qëndrimet e tij politike kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kauzë kjo e cila atë edhe e solli në pushtet. Metamorfoza e Kurtit nga opozita dhe mediat kritike tani po shikohet më tepër si ambicje e tij për të mos e humbur pushtetin, se sa si një dobi për shtetin e Kosovës. Këto kritika emërues të përbashkët kanë faktin se nëse formimi i Asociacionit paska qenë i dëmshëm për Kosovën kur Kurti ka qenë në opozitë, pse qenka i dobishëm tani kur ai është në pushtet.
Madje vet Kryeministri Albin Kurti, e ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, e përmban si kusht edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti u bazua te Neni 10 i propozimit evropian, ku thuhet se të dy palët konfirmojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, ndonëse kjo marrëveshje, sipas Kurit,  është njohje de fakto e shtetit të Kosovës dhe kjo ka qenë arsye pse Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e ka nëndhkruar atë.
Sa i përket kësaj çështjeje, vet Vuçiqi e ka dhënë një sqarim para opinionit publik serb, sipas të cilit arsyeja kryesore pse nuk e ka nënshkruar Marrveshjen në Ohër ka qenë refuzimi për të njohur shtetësinë e Kosovës

“Po ta nënshkruaja këtë marrëveshje, do ta njihja subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës si shtet, prandaj edhe refuzova një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiqi, i cili nuk u tregua deri në fund i sinqert, sepse ka pasur edhe motive të tjera për mos nënshkrimin e këtij dokumenti. Ai nuk tregoi se ka qenë i kërcënuar me vdekje nga ultranacionalistët  e djathtë serbë.

Sido që të jetë, Marrëveshja e 18 marsit në Ohër, do të prodhojë edhe shumë debate, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, kurse kritikuesit e të dyja palëve do të kenë hapësirë të shumtë për të shprehur rezervat  dhe dyshimet e tyre mbi periudhën e implementimit të kësaj marëveshjeje.
Dyshimet më të mëdha në opinionin kosovar kanë të bëjnë me formatin e Asociacionit në pikëpamje të kompetencave, edhe pse Kosova nga faktorë të shumtë ndërkombëtarë ka marrë garanci të forta se me Asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues.
Por çka do të ndodhë nëse asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive?
Një përgjigje interesante mbi këtë çështje ka dhënë, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili  ka thënë se asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Madje kritikat po vijnë edhe nga Lugina e Preshevës, ku me të drejt konstatohet se kjo marrëveshje nuk bën fjalë për reciprocitet. Përkundrazi, Serbia merr “vetëqeverisjen” e saj për qytetarët serbë në Kosovë, por shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore nuk kanë asgjë të krahasueshme me të, thuan zërat kritikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Jo pak vëzhgues dhe studiues ndërkombëtarë kanë vërejtur se kjo marrëveshje ka më shumë gjasa të gjenerojë konfuzion të mëtejshëm sesa paqe. Por, kjo do të varet edhe nga qasja e Perendimit ndaj palëve, sidomos presioni ndaj Beogradit, sepse përvoja ka treguar se Kosova ka treguar një vullnet më të madh politik për implementimin e marrëveshjeve, ndërkohë që Serbia ka insistuar të implementohen vetëm ato marrëveshje që i konevonojnë asaj, siç po instiston tani Vuçiqi në zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Asociacionin.

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, është hap i domosdoshëm për Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euo-atlantik. Ky proces është i rëndësishëm edhe për Srbinë, e cila ka nevojë për një katarsis të brendshëm politik e institucional, ndonëse kjo nuk arrihet pa një ndërgjegjësim më të gjerë të shoqërisë serbe, e cila ka nevojë për demokratizim rrënjësor. Tani për tani rrethanat në Serbi nuk japin shpresë për një demokratizim të tillë, pasi që regjimi i Vuçiqit ka pamundësuar depërtimin e opsioneve alternative politike që do të sillnin më shumë ajër dhe më shumë dritë mbi qiellin e vrenjtur politik të Serbisë.
Prandaj, Serbia tani për tani ka nevojë të ndihmohet edhe nga jashtë, në mënyrë që zërat kritik të depërtojnë me tepër në veshët e njerëzve të thejshtë. Një kontribut të tillë mund të japin edhe intelektualët, akademikët, mediat dhe një pjesë e  shoqërisë civile të Kosovës, të cilët do të ndiqnin shembujt e rilindasve tanë të cilët proklamuan paqe dhe harmoni me fqinjët, si parakushte të një bashkëjetese pa paragjykime dhe pa barriera nacionale e fetare. Në këtë drejtim ndoshta do të ishte e udhës që të fillojë një karvan i dialogut dhe mirëkuptimit mes dy popujve, duke filluar nga Selaniku, Shkupi, Prishtina, Vjena, Berlini e Washingtoni, në të cilin do të merrnin pjesë intelektualë të shquar, me pikëpamje krejt të reja e të liruara nga stereotipet dhe animozitetet.

 

Prishtinë, 23 mars, 2023

 

 

Next Post
Takohet me Ramën/ Kryeministri britanik: Progres në ndëshkimin e emigrimit ilegal, do bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera

Takohet me Ramën/ Kryeministri britanik: Progres në ndëshkimin e emigrimit ilegal, do bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In