• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova në ‘Euro 2016’

by A R
23/05/2016 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, i cili nis pas pak javësh. Mirëpo, anëtarja e re e UEFA-s dhe FIFA-s, në mënyrë indirekte, do të përfaqësohet në “Euro 2016” përmes një “kolonie” të futbollistëve që kanë lindur apo kanë rrënjë nga Kosova, e të cilët do t’i përfaqësojnë shtetet tjera në ngjarjen më të madhe të futbollit evropian, shkruan Zëri.

Gati 20 futbollistë kosovarë pritet të garojnë në “Euro 2016”, në bazë të listave preliminare që i kanë zbuluar përzgjedhësit e shteteve tjera pjesëmarrëse.

Në listën preliminare që e ka zbuluar Gianni De Biasi i Shqipërisë figurojnë emrat e katërmbëdhjetë futbollistëve nga Kosova. Ata janë: Lorik Cana, Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, e po ashtu Amir Rrahmani e Milot Rashica, të cilët kanë më pak gjasa për të shkuar në Evropian, por janë prezentë në listën preliminare të De Biasit.

Nëse në këtë grup të futbollistëve përfshihet edhe emri i Berat Gjimshitit me prejardhje nga Kosova Lindore, atëherë numri shkon në 15.

Por, këta nuk janë kosovarët e vetëm. Në “Euro 2016” pritet të shkojnë edhe Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shani Tarashaj, të gjithë këta nga Kosova, e që janë përfshirë në listën e përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç.

Shqiptarët me më së shumti futbollistë në “Euro 2016”

Kombi shqiptar do të përfaqësohet në “Euro 2016” me më shumë futbollistë sesa çdo komb tjetër evropian. Secila skuadër pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian do të shkojë me nga 23 futbollistë.

Disa nga to kanë lojtarë edhe të natyralizuar. Kurse, shqiptarët do t’i kenë në Francë 30 futbollistë, pra më shumë sesa çdo komb tjetër, raporton Zëri.

Përpos 23 futbollistëve të Shqipërisë, e cila për herë të parë do të garojë në një Kampionat Evropian, edhe Zvicra pritet t’i marrë me veti gjashtë futbollistë kosovarë.

Në listën preliminare të Vladimir Petkoviçit, e cila vështirë se do të ndryshojë nga ajo finale, përpos Behramit, Shaqirit, Xhakës e Tarashajt, figurojnë edhe emrat e dy futbollistëve tjerë shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia, Blerim Xhemailit dhe Admir Mehmedit.

Por, është lënë jashtë Pajtim Kasami. Ndërkohë, në listën e kampiones aktuale botërore, Gjermanisë, figuron emri i mbrojtësit shqiptar, po ashtu nga Maqedonia, Shkodran Mustafi.

Në listat preliminare të shteteve tjera pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian figurojnë emrat e gati 20 futbollistëve me origjinë nga Kosova, përcjell Zëri.

Te Shqipëria janë: Lorik Cana, Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi, Amir Rrahmani e Milot Rashica. Në listën preliminare të Zvicrës janë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Shani Tarashaj.

Next Post

Vlahutin: Reforma në Drejtësi është në dorën e deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In