• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kosova në Arkivin e shtetit shqiptar”, çelet ekspozita për 12-vjetorin e Pavarësisë

by A R
17/02/2020 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës solli ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.

Kjo ekspozitë vjen nga bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin përfaqësues nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, personalitete të fushave të ndryshme, studiues dhe studentë.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj në fjalën e tij përshëndetëse uroi 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe falenderoi për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Gëzuar 17 shkurtin, dita e pavarësisë së Kosovës. Arkivat dikur kanë qenë institucione pak sa mistike, të paqasshsme për qytetarin e thjesht, por me kalimin e kohës, ato tani i nënshtrohen një koncepti të ri, më i hapur” – tha Zyberaj.

Përfaqësuesja nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Elsa Saka, tha se është e lumtur që kanë sjellë nga arkivi i shtetit një shekull të ruajtës së memories së përbashkët kombëtare ku të gjithë mund të njihen me historinë.

“Jam e emocionuar që në këtë datë të shënuar për Kosovën dhe Shqipërinë ndodhem para jush. Bashkëpunimi me Arkivat e Kosovës ka qenë dhe do të jetë i përhershëm. Jam shumë e lumtur që nga arkivi i shtetit kemi sjellë një shekull të ruajtës se memories tonë të përbashkët. Të gjitha këto materiale mund t’i keni akses edhe nga Kosova nga faqja jonë online arkiva.gov.al” tha Saka.

Ndërsa, drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci, tha se kjo ekspozitë është domethënëse pasi paraqet rrugëtimin deri te ardhja e pavarësisë se Kosovës.

“Kjo ekspozitë paraqet rrugëtimin tonë të përbashkët për të ardhur deri në 17 shkurt të vitit 2008. Kjo ekspozitë është domethënëse pasi që secili dokument ka rëndësi të veçantë për rrugëtimin tonë në kohë të ndryshme”, tha drejtori i Muzeut të Kosovës.

Për të gjithë të interesuarit, qytetarët, studentët, por edhe studiuesit ekspozita me fotografi dhe dokumente arkivore do të qëndrojë e hapur deri më datë 21 shkurt 2020, në ambientet e Amfiteatrit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nga ora 08:00 deri më 17:00.

Next Post
“26 nëntori dhe shtyrja e negociatave”/ Rama: Dy ‘tërmetet’ më të vështirë të 2019-ës

"26 nëntori dhe shtyrja e negociatave"/ Rama: Dy 'tërmetet' më të vështirë të 2019-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com