Kosova në alarm/ Edhe 80 raste të tjera me COVID-19 dhe 4 viktima, Ministri i Shëndetësisë: Situata po përkeqësohet!

Koronavirusi Kosove 1024x576 1 600x360

KOSOVA

Kosova sot ka shënuar 80 raste me COVID-19 teksa 4 pacientë humbën jetën. Po ashtu edhe 32 të shëruar u regjistruan që do të thotë se janë më pak se herët e tjera.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaron shqetësimin e tij për situatën që sipas tij po përkeqësohet. Ai ka kërkuar të ndalen disa veprimtari që kanë grumbullime si dhe Policia të vendosë gjoba sipas ligjit.

NJOFTIMI I IKSHPK

32 TË SHËRUAR DHE 80 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com