Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar një rritje të lehtë të rasteve nga pandemia e koronavirusit.
Kështu, në 24 orët e fundit u konfirmuan 309 infeksione të reja, krahasuar me 301 që ishin një ditë më parë. Rritje ka shënuar edhe numri i viktimave, pasi janë raportuar 6 humbje jete, krahasuar me 2 vdekje që u regjistruan dje.
Pas këtij bilanci, numri i përgjithshëm i të infektuarëve nga koronavirusi në Kosovë, që nga nisja e pandemisë shkon në afro 53 mijë, prej të cilave mbi 7 mijë raste janë ende aktive.
Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 44 436.
/a.r