• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova nderon shkrimtarin Ismail Kadare me çmimin “Letërsia Shqipe”

by Java News
30/03/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kosova ka nderuar shkrimtarin e madh Ismail Kadare me çmimin “Letërsia Shqipe”.

Sipas mediave kosovare, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në konsultim me Këshillin e Librit, vendosi dje që çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Mësohet se ky çmim i veçantë jepet për personalitetet, të cilët me veprën e tyre kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimi në fjalë ka vlerë monetare prej 10 mijë eurosh dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit. Por përveçse një nderim për kontributin madhor të Kadaresë në lëmë të letërsisë, por edhe çështjes së identitetit kombëtar, duket se është pikërisht Kadare ai që do t’i japë vlerë këtij çmimi, e do ta bëjë atë të njohur ndërkombëtarisht.

“Ministri Kujtim Shala u shpreh se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejshëm të letërsisë shqipe”, thuhet në njoftimin e shpërndarë me këtë rast. Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare. Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit do të zhvillohet në Prishtinë.

a.ç
Next Post
Ambasada Amerikane: Shpallen fitues të rinj të llotarisë, kontrolloni statusin tuaj

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA: Kujdes!! Ja ku duhet të konfirmoni nëse jeni fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com