• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova mund t’i vendosë edhe Shqipërisë reciprocitet

by Ben Andoni
13/04/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përderisa marrëdhënia e Kosovës me Serbinë ka një asimetri të theksuar si rezultat i problematikave të mëdha që mbarten prej dekadash të tëra, një shqetësim po lind në dy kryeqytetet respektive shqiptare, Tirana dhe Prishtina: A do ketë marrëdhënie normale pas zgjedhjes së Albin Kurtit për herë të dytë si kryeministër? Sfondi politik nuk është aspak i mirë, teksa Kurti dhe të tijët tashmë nuk e mbajnë aq të shtrënguar dhe më si më parë flamurin kombëtar, kredoja e tyre e ideologjisë politike kombëtare, por nga ana tjetër zyrtarët e Kurtit bashkë me të vetë në krye, janë derdhur të shtrijnë pak nga pak dominimin e tyre edhe në Shqipëri. Për momentin, me burimet, individët dhe qasjet janë ende larg dhe kjo nuk është argument, por në të ardhmen duket se një energji bajagi e mirë do të shkojë në këtë drejtim. Shembulli është dhënë në këto ditë të fundit, kur kryeministri Kurti dhe të tijët janë derdhur në Shqipëri për të mbështetur pak kandidatët e tyre në një përpjekje gati donkishoteske për situatën në vend, kur dominimi është krejt i pak partive.

Ndërkohë që ashtu si ndodhi pak muaj më parë qeveria Kurti ka paralajmëruar për rikthimin e masës së reciprocitetit, që megjithë problematikat duhet thënë se ka një justifikim të drejtë me sjelljen e Serbisë. Por, ndërsa një vit më parë kjo i kushtoi rrëzimin ish-kryeministrit Kurti -1 këtë herë, Kosova ka institucione që Vetëvendosja i ka markuar mirë me votat dhe një presidente që është krejt e tyre. Që do të thotë se sërish do ketë qasje jo normale dhe kuptohet ndërhyrjen e të huajve, të cilët në fund do ta eliminojnë si masë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë, ka thënë për Koha se: “Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera. Është obligim i Qeverisë dhe i kryeministrit Kurti që të mbrojë qytetarët e Republikës dhe interesat e shtetit të Kosovës. Andaj edhe do të ketë masa reciprociteti me secilin shtet, duke përfshirë edhe Serbinë, në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara”.

Veçse, a mund të ketë një të tillë edhe me Shqipërinë? Me ndërhyrjen e kohëve të fundit, Kosova po tregon se po futet në një realitet ndryshe, atë që pikërisht ia mohojnë serbëve në Kosovë. Krahasimi është cinik por realist. Pak ditë më parë treguan se kjo masë më së pari se për Serbinë ka gjasa që e kamufluar të ndodhi me Tiranën. E para, nëse fiton kryeministri aktual Rama, Kurti do humbasë një domen të madh të mbështetjes, paçka se ideologjikisht afërsisë me PS, dhe do të përcjellë shumë përplasje. Ato filluan me ndërprerjen e vaksinimit të mësuesve me argumentin se vaksinat ishin kineze (realisht datojnë shumë më parë), ndërkohë që në të ardhmen do të futen problematika të tjera që lidhen me tregtinë, investimet etj. Me çfarë duket, në rast të këtij konfigurimi politik në Tiranë, Shqipëria dhe Kosova do e kenë vështirë një tryezë të përbashkët qeveritare ashtu si do e kenë të vështirë këtej e në të ardhmen dhe qasjen kulturore. Të mendosh se megjithë përpjekjen e studiuesve sesa e vështirë është të hartohet një histori e përbashkët, ashtu si problematikat e tjera, që po kalohen vetëm nga pak mëndjehapur nga të dy vendet. Sa më shumë Kosova të shkojë në udhën e shtetformimit, me konceptin e Kurtit dhe të tjerëve, aq më larg do t’i largohet dhe Tiranës. Shembujt janë dhënë dhe të gjitha na tregojnë se e ardhmja e Kurtit kërkon figurën e tij si atë të një lideri mbarëkombëtar. Që është absurde në Tiranë dhe në treva. Ndaj, nuk është e largët dita kur të kemi dhe reciprocitet me njëri-tjetrin dhe Kosova të na “e tregoi” traun që e mban aq stoikisht Albini. (Javanews)

Next Post
Topalli e bindur për pazar mes Bashës e Ramës: Unike në botë, hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës

Topalli: Pas 25 prillit, negocioj për qeverinë e re me PD-në, por jo me Bashën kryeministër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In