• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova merr masa të veçanta pas diagnostifikimit të 3 grave shtatzëna me koronavirus

by Java News
22/04/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri gra shtatzëna në Kosovë janë të diagnostikuara me koronavirus. Drejtori i Klinikës Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja e tyre shëndetësore aktualisht është e mirë dhe se klinika që ai drejton, ka ndërmarrë disa hapa për frenimin e përhapjes së pandemisë.

“Para disa ditësh, kemi marrë në klinikë një kamerë llaserike, që e mat temperaturën në mënyrë automatike. Çdo paciente që e ka temperaturën mbi 38 gradë, na alarmon dhe menjëherë e identifikojmë. Gjithashtu kemi termometra llaserikë dhe çdo pacienteje në ambulanca të pranimit i matet temperatura”.

Si masë për parandalimin e sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, Ismaili tha se pacientëve u merret edhe një historik i shkurtër.

“Për çdo paciente e plotësojmë një anketë epidemiologjike para pranimit. I pyesim nëse vijnë nga ndonjë zonë endemike me të infektuar, a kanë pasur kontakt me të prekur me koronavirus dhe më pas konsultohemi me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, si dhe me Klinikën Infektive”, tha Ismaili.

Për gratë shtatzëna që dyshohet se kanë koronavirus dhe për ato që diagnostikohen është bërë një repart i veçantë brenda Klinikës Gjinekologjike.

“Për pacientet që janë me COVID-19 kemi ndarë një repart të veçantë. Aty kryhet lindja nga ekipet e mjekëve që caktohen. Por, ajo me çka po përballemi tani, është se shumë nga gratë shtatzëna po kërkojnë të bëjnë teste, jo për shkak të simptomave që i kanë, por nga paniku”, tha Ismaili.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë nëse gratë shtatëzëna janë më të rrezikuara nga koronavirusi, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

“Për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemin imunitar, shtatzënat mund të preken nga disa infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj, është e rëndësishme që ato të marrin masa paraprake mbrojtëse dhe të raportojnë për çfarëdo simptome apo shenje të sëmundjes që iu shfaqet gjatë shtatzënisë”.

Raka përmendi edhe një hulumtim të bërë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas tij, ka treguar se shtatzënat e infektuara me koronavirus, kanë pasur pasqyrë të njëjtë me gratë tjera që nuk kanë qenë shtatzënë.

“[Prej tyre], 86% kishin sëmundje të lehtë, 9% kishin sëmundje të rëndë dhe 5% zhvilluan sëmundje kritike”, tha Raka.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna, në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u kërkuar atyre t’i lajnë duart shpesh, të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës, si dhe të mbajnë distancën fizike./ REL

g.koosvari

Next Post
“Rast unik në Itali”/ Rezulton e infektuar me koronavirus edhe pas 55 ditësh

“Rast unik në Itali”/ Rezulton e infektuar me koronavirus edhe pas 55 ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com