• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova me të rinjtë: Më shumë vende pune për ju

by
02/05/2015 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me përfaqësues të bizneseve të vogla që kanë përfituar dhe e kanë nisur sipërmarrjen e tyre falë projektit të Bashkisë së Tiranës për ofrimin e garancisë, për kreditimin e tyre.

Z. Kosova është i angazhuar për të mbështetur iniciativa të tilla që krijojnë vende të reja pune.

Biznesi në vend po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe nisma të tilla lehtësuese e ndimojnë shumë sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.

“Në këto dy vite taksat janë rritur në mënyrë konsekutive. Në të njëjtën rrjedhë dhe ritëm është rritur papunësia. Sikundër po e shohim që qytetarët shqiptarë po largohen në përmasa gjithnjë e më të mëdha nga vendi. Shohim që qeveria, në vend që ta ndihmojë biznesin, e pengon atë. Shton rregullimin, shton ato kleçkat për ta kapur dhe për ta penguar në vend për ta ndihmuar atë, të paktën duke i eleminuar ato barriera biznesit”, u shpreh Dritan Shano, kordinatori i këtij takimi.

“Punësimi mbetet kryefjala e çdo bisede. Kjo është iniciativë e bashkisë ku bizneset e reja, dhe gratë do të ketë një prioritet me informacionin që kam, do të kenë mundësi ta marrin këtë kredi dhe ta vendosin në shërbim të ideve, familjes dhe të tjerëve që do punësohen në këtë biznes”, tha Kosova.

Një nga përfituesit e këtij projekti ka këtë vlerësim;

“Kjo iniciativë ishte përfekte dhe mund të them që unë, dhe si shumë të tjerë që unë njoh, kur u them që kam përfituar nga ky fond, u duket e pabesueshme. Eshtë e vetmja alternativë që unë mendoj se e ndihmon biznesin dhe që e ndihmon konkretisht”.

Halim Kosova tha se nisma të tilla do të mbështeten e do të shtrihen edhe më shumë.

“Çdo projekt që ka dhënë frutet e veta, që ato kanë qënë të prekshme si në drejtim të punësimit apo në sektorë të tjerë të qytetit, do të jenë prioritet për t’u shumëfishuar dhe për t’u vazhduar më tej”.

Një nga të pranishmit shprehu besimin tek përvoja e z.Halimi si administrator.

“Një gjë që na ka pëlqyer të gjithëve që kam kontaktuar, është ajo merita jote kur ishit ministër Shëndetësie që u duk puna e vërtetë, e atyre që folët tani. Besimi tek ju është 100%”.

Kosova u shpreh se do të garantojë një qeverisje me standarde të Tiranës.

“Njëherë në 3 muaj të mblidhemi dhe të diskutojmë së bashku çfarë problemesh ka. Ku ka ngecur puna? Ku duhet rregulluar ? Çfarë problemesh burokratike ju kanë vonuar? Ku ju sorrollasin më shumë? Vërtetë çdo punonjës bashkie është përkrah jush apo apo ka ndonjë që ju vendos gurë në rrota?! Që ju pengon, që ju sorollat, që ju vendos gjoba pse jo?! Me këtë lloj syri kritik ose bashkëpunimi ne do ta shikojmë punën tonë në bashkinë e ardhshme”, tha Kosova.

Kandidati për kryebashkiak deklaroi se Bashkia do të jetë gjithnjë e gatshme për të ofruar lehtësi e mbështetje për nismat e sipërmarrjet e qytetarëve.

“Ti japësh dorën atij që do të ecë në jetë më duket shumë e mirë dhe jam i sigurtë që ky fond nuk do të jetë më 5 milionë por do të jetë shumë më tepër”, u shpreh Halim Kosova.

Next Post

Kraja: Eksodi po ndodh për faj të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In