• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova me ‘dy’ buxhete

by A R
06/08/2019 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Imeri nga Kosova, ka rreth 23 vite që jeton me familjen e tij në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai për çdo vit viziton prindërit e tij në qytetin e lindjes, Podujevë.

Arbeni tregon se për çdo muaj dërgon para për prindërit e tij në Kosovë. Ai thotë se shuma më të mëdha të parave ka dërguar pas përfundimit të luftës, për rindërtim të shtëpisë, kurse tash dërgon të holla çdo muaj.

“Përafërsisht 300-400 euro në muaj i dërgoj për prindërit në Kosovë. Tashmë edhe këta (prindërit) gjendjen ekonomike e kanë më mirë, më pak i ndihmoj. Menjëherë pas përfundimit të luftës kemi dërguar më shumë”, thotë Imeri.

Nuk është vetëm Arbeni, mërgimtar që dërgon para në Kosovë. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, vlera e remitencave (para të dërguara nga diaspora), sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në 332 milionë euro.

Kurse vitin e kaluar, vlera e remitencave ka tejkaluar shumën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë dekadën e fundit.

Por, shuma e dërgesave nga diaspora brenda një viti konsiderohet se është edhe më e lartë, pasi që një pjesë e mjeteve besohet se hyjnë në Kosovë edhe përmes formave tjera, të cilat mund të mos përfshihen në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Vlerën e remitencave, disa nga ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë buxhet të dytë të Republikës se Kosovës, që ekskluzivisht i takon përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve, për dallim nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës, që në raste të caktuara, sipas tyre, keqpërdoret.

Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se burim i rëndësishëm i të hyrave dhe stabilitetit social të ekonomive familjare në Kosovë vazhdojnë të jenë dërgesat e emigrantëve.

“Kosova ka fat që ka dy buxhete, një buxhet është ai që kalon në Parlament dhe më shumë është djersë e qytetarëve dhe bizneseve të kosovarëve, që për fat të keq, i gjykuar për t’u keqpërdor në veçanti si pasojë e mos sundimit të rendit dhe ligjit. Dhe kemi një buxhet tjetër që pothuajse është i barabartë që vjen nga diaspora dhe është garanci e stabilitetit social në Kosovë, një rritje ekonomike në katër për qind, për shkak se dihet se i vetmi indikator është konsumi”, thotë Gërxhaliu.

Eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se vlera e dërgesave nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, është përkrahje financiare për qytetarët, por edhe për ekonominë e përgjithshme të vendit.

“Një e treta e buxhetit të Kosovës është e bazuar nga dërgesat e drejtpërdrejta të diasporës sonë që janë mbi 700 milionë euro dhe mbi 1.3 miliard euro që llogaritet që janë shpenzime të diasporës gjatë qëndrimit të tyre gjatë verës dhe festave të fund vitit në Kosovë. Kështu që ekonomia e Kosovës pa diasporën do të ishte në gjendje jashtë zakonisht të vështirë”.

“Do të thotë se diaspora ndikon drejtpërdrejtë në rritjen afatgjate ekonomike për arsye se kjo llogaritet sikur një neto eksport i Kosovës, për vetë faktin se Kosova nuk dërgon mallra dhe shërbime jashtë vendit, mirëpo ekonomia e Kosovës përfiton mjete financiare në vlerë rreth 2 miliardë euro”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Bazuar në shënimet zyrtare, janë mes 700-800 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Sipas të dhënave Agjencisë se Statistikave të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Kurse përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas të dhënave zyrtare kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil.

REL / a.r

Next Post
Klosi: Pasuria e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes

Klosi: Pasuria e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In