Është krejtësisht e pasigurt nëse Serbia deri në fund të vitit do të hapë edhe ndonjë kapitull me Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.
Arsye për këtë, siç thotë gazeta e Beogradit “Blic”është bllokada e dialogut Beograd –Prishtinë, që është edhe njëri nga kushtet kryesore për vazhdimin e eurointegrimeve.
Kur dhe a do të plotësohet ky kusht, do të shihet në periudhën ardhshme, por ajo që ka ndodhur deri më tash, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.
Gjatë periudhës së shkuar janë mbajtur disa runde për tema të ndryshme por pa sukses, madje as në nivelin e marrëveshjeve.
Bisedime të reja Kosovë – Serbi janë paraparë të mbahen me 16 e 17 nëntor. (b.an)