• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova, marrëdhënie diplomatike me Ishujt Cook në Zelandë

by
19/05/2015 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Republikës së Kosovës i akredituar në Australi dhe Zelandë të Re Sabri Kiqmari dhe Komisioneri i Lartë i Ishujve Cook në Zelandë të Re Tekaotiki Matapo kanë nënshkruar Komunikatën e Përbashkët për fillimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Ishujve Cook.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar në Komisionin e Lartë të Ishujve Cook në Velligton, kryeqytetin e Zelandës së Re.

Në Komunikatën e Përbashkët thuhet se me qëllim të promovimit të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, mbi bazën e barazisë, respektit të ndërsjellë për pavarësinë dhe sovranitetin, bazuar në principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, të bindur se krijimi i marrëdhënieve diplomatike është në interes të të dy vendeve, të dy shtetet vendosin të lidhin marrëdhënie diplomatike mes vete në ditën e nënshkrimit, pra më 18.05.2015.

Në fjalën e tij Ambasadori Kiqmari pasi e ka falënderuar Komisionerin e Lartë Matapo ka theksuar se “ne jetojmë në dy pjesë të ndryshme të botës, por ndajmë vlera të përbashkëta të respektimit të ndërsjellë dhe dëshirës për paqe dhe prosperitet në botë. Këto vlera na bashkojnë dhe me aktin e sotëm po fillojmë hapin e parë të bashkëpunimit mes nesh. Nga sot Ishujt Cook e kanë një mik në Evropën Juglindore: miku juaj është Republika e Kosovës. Në muajt që vijnë do të shohim mundësitë për të thelluar marrëdhëniet mes nesh në fushat me interes të ndërsjellë“.

Ndërsa komisioneri i Lartë i Ishujve Cook Tekaotiki Matapo, sipas komunikatës nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka quajtur një moment të rëndësishëm në mes të dy vendeve. Marrëveshje kjo e cila sipas tij mund të thellohet me bashkëpunim në fusha me interes të dyanshëm.

Ai e ka njoftuar Ambasadorin Kiqmari se Ishujt Cook do të shënojnë 50-Vjetorin e themelimit këtë vit dhe e ka ftuar Ambasadorin Kiqmari që të marrë pjesë në Ceremoninë Solemne që do të mbahet me këtë rast në Avarua, kryeqytetin e Ishujve Cook.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ka marrë pjesë edhe Komisioneri i Lartë i Papua Guines së Re në Vellington Francis Agwi.

Gjatë ditës Ambasadori Kiqmari ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin e Divizionit për Evropën në Ministrinë e Jashtme dhe Tregtisë të Zelandës së Re Ian Hill, me të cilin është biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Next Post

Ja pse u nda Irina Shayk nga Ronaldo (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In