• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova: Klinika? Pa leje një ndërtesë dërrase. Berishën e vlerësoj

by
05/06/2015 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka mohuar akuzat ndaj tij për klinikën e tij private, e cila pretendohet që është pa leje.

Gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, Kosova tha se pa leje është vetëm një ndërtesë prej dërrase sipër klinikës së tij, të cilën kërkon ta legalizojë.

“Pa leje?! Asnjëherë! Klinikën e kam 20 vjet që e kam ndërtuar. Të gjithë qytetarët e dinë që kam kontakt me sistemin shëndetësor publik. Në 2004 më hoqën nga drejtori, nuk ishte një prej ditëve më të mira. Fakti është që Rama më ka ndihmuar, me ndërhyrjen e Blushit, fakti është që unë e kisha me hipotekë klinikën e parë, por figuronte pa hipotekë. Rama më ka ndihmuar, më dha një të drejtë, ndryshoi planin e lagjes për atë që më takonte. Tani mbi klinikë ka një ndërtesë prej dërrase. Kërkoj legalizimin e kësaj, dua vetëm kaq, nëse më takon, nëse jo e heq. Është më mirë të jesh transparent dhe sa më shpejt çdo njeri ta kuptojë këtë, aq më i suksesshëm do të jetë”, tha Kosova

Kandidati i opozitës ka preferuar të shmangë pyetjet dhe akuzat e bëra publikisht nga Erion Veliaj, si dhe çështjen e Gërdecit. Ndërsa ka nënvizuar se ka mendimin më të mirë për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Po cfarë lidhjeje ka kjo me kandidimin në Tiranë? Le të thëm një hollësi. Kur ka ndodhur Gërdeci kam qenë në Zvicër. Kur më lajmëruan që ka ndodhur jam lidhur me maternitetin dhe kam kërkuar të lirohej salla dhe ta ktheja në qendër të ndihmës së shpejtë. Ktheva shoferët në punë, ambulancat ishin të gjitha në dispozicion. Sa për Berishën kam mendimin më të mirë. Ai më la dorë të lirë për çdo projekt timin”, tha Kosova.

Next Post

Video/ Ja kush vlerësohet në YouTube si gjoksi më i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com