Fushata ka kaluar në një fazë të re. Nga dëgjesat, tani fushata ka kaluar te premtimet. Pas propozimit të Veliajt për 10 projektet e tij për Sportin, demokrati i PD, Kosova, ka premtuar sot hapsira të gjelbërta në Tiranë.
“Tiranës do t’i vihen në dispozicion 400 mijë metra katrorë lulishte”, tha Kosova.
Kosova nuk ka kursyer as premtimet për pastrimin e ajrit.
“Kemi objektiv ta pastrojmë ajrin në kryeqytet në masën 20%”, tha Halim Kosova.









