• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova ka mungesa

by Edison Ypi
17/02/2024 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Isha në Kosovë. Kosova kishte mungesa.

T’i pyesje kosovarët: Ku ndodhet hoteli ? askush nuk e braktiste punën veç 1 orë për me të shoqëru te hoteli. As ustai, as ndihmësi. Madje në Kosovë këtë hall nuk ta qan as serbi i Graçanicës.

Por edhe kur hotelin e gjen vet, hoteli ka mungesa, hoteli s’ka kurva.

Nëpër gjelltoret e Kosovës ka Pasul, dhe Pasuli fort i mirë është, por mungon ai Pasul që ëndërroj unë, mungon ai Pasul që dashuroj unë, Pasuli me tavë argjile, me fasule kokërrmëdhaja, i pjekur në furrë, me llokëm mishi në mes.

Andej nga Rahoveci dhe Malisheva ka vreshta me të ikë menia, dhe lumë derdhet rakia. Por nëpër gjelltore kamarierja të vë në dijeni për një mungesë të frikshme. Të thotë “s’mbajmë pije alkolike”, as birra.

Shqiptari i Shqipnis don veç me nejt.

Kosovarit i mungon kjo cilësi. Kosovari don veç me punu.

Në Kosovë mungon kafja dhe muhabeti gjatë orarit të punës. Nuk jetohet pa kafe dhe pa muhabet te puna. Çudi si e durojnë kosovarët këtë diktaturë. Prite kur pas pak të nisi Kryengritja e Muhabetit, Revolucioni i Kafes, Mosbindja e Sheqerit.

Nëpër tezgat e fruta-perimeve ka gjithçka. Por ka mungesa. S’ka fruta ekzotike si këto që Shqipëria i sjell nga fundi i botës.

Autostradat e Kosovës janë si të Gjermanisë. Por kanë mungesa. S’kanë gropa, gunga, bajga, vrraga të vajrave që rrjedhin nga motorrat e vjetër, mbrojtëse metalike të shpartalluara nga përplasjet e makinave.

Nëpër rrugët e Kosovës mungon laryshia e tipave. Zor se e sheh ndonji barkderr kokërruar me zinxhira floriri në qafë dhe nëpër duar.

Mundesh me taku në Kosovë plot Berata, Etnika, Liridona. Mirpo, për shkak të mungesës së vetdijës metropolitane, zor se e gjen në Kosovë nji Ferdinand, nji Elvis, apo nji Antonio.

Në Tiranë kurrkush s’ja jep celularin kosovarit për me bo një bisedë të shkurtër me mbaru nji punë të ngutshme, një detyrim që s’pret.

Në Kosovë, frika nga vllau i përtejdrinit, si shumë cilësi të tjera të vyshme, edhe ajo mungon. Shqiptarit nga Shqipëria në hall, celularin ja jep çdo kosovar.

Në Kosovë mungon syçelësia ndaj turistave. Në Kosovë, krejt turistat munden me ik me vrap nga restorantat veç mos me pagu.

Në Kosovë mungojnë shqiptarët që u telefonojnë televizioneve për tu dëshmuar sa budallej janë ata vetë, se televizionet dihet sa kot janë.

Nxënës të edukuar dhe të disiplinuar që respektojnë mësuesit ka pafund në Kosovë. Ama 1 që ja hedh mësueses karriken në kokë nuk e gjen dot sot, as ke për ta gjetur kurrë, çka, në një shoqëri moderne është mungesë e papranueshme.

Në Kosovë nuk mundesh me gjet as tre ose katër djem të rinj që pasi e drogojnë dhe përdhunojnë moshataren, e braktisin në mes të rrugës duke dhënë shpirt. Mungesë goxha e rëndë kjo për nji vend që aspiron NATO-n  vizat, Europën.

Piktorja Vjeshta, faqet e kodrave dhe maleve, gjethet, drurët, fushat, pyjet, i ka ndezur me ngjyra si një prush gjigand aq mahnitës sa s’munden as piktorat gjenialë. Pritet të zbresi një Profet me ja shtu ndjeshmërinë e ndërrimit të stinëve atyre që u mungon këtej e andej kufirit.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Mesazhet e Blinken, ‘shuhet’ Berisha, Kurti përuron bustin e Albinit

Comments 3

  1. Lenka Mino says:
    2 years ago

    Yp, zdryp, të paska ngjitur Kosova, me gjithë frymorët në të.
    Po të bënkërka Albin Kurti, edhe ty një përmendore për së gjalli, duke përvehtësuar virtutet e popullit, në pluse të gomarllëqeve të veta.
    O Ypo, pse axheba nuk rri andej nga Kosova ?
    Kij kujdes veç, se aparencën e kanë në virtuzitet, se si skutha e tinzarë, ta rrëshqasin në bythë, që kur ta marrësh vesh, do të jesh bërë shoku Gazmenda Bardhit të Saliut të Shiqeres.

    Reply
  2. Myzeqari. says:
    2 years ago

    E paske mar nje koment te llapaqeneve shqiptar.Te zagarve qe rrin lind e pretendon dielli me nji kafe prepra per te vrarë kohen.Ky eshte.mendimi i mendje pjerdhurve te Shqiperis.Z.Kulla je nje nga mendjet e ndritura te Shqiperia.Ju faleminderit per kontributin tuaj.Pena juaj eshte e arte.

    Reply
  3. Frida Maluka says:
    2 years ago

    O MYZEQAR-oooo…..
    “Ja ke fut si kau – pelës”. Ja ke fut pordhës mirë.
    Këtë shkrim, e ka zografisur Edison bej Ypi, e jo Z.Kulla, sikunder jeni shprehur ju.
    Një Lajthitje në objekt.
    Tung.

    Reply

Leave a Reply to Lenka Mino Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In