• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova ka hyrë në axhendën e UNESCO-s për anëtarësim

by Java News
12/09/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka hyrë në axhendën e UNESCO-s për anëtarësim, e përkrahur nga numër rekord shtetesh, bëjnë të ditur në MPJ-në kosovare.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku do të shpalosen detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën -(UNESCO, pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në axhendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare”, thekon njoftimi për shtyp.

“Një lajm fantastik, një sukses i diplomacisë që e kemi pritur gjatë. Dëshmi që kur punojmë bashkë, ja arrijmë çdo qëllimi, me dinjitet”, është shprehur zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa, ka shtuar ai, “shumë sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me mahinacione procedurale dhe propagandë negative – edhepse tentuan”.

“Falënderoj shumë 44 shtete qe kanë bashkënenshkruar kërkesën për anëtarësi, falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë, mbrojtjes së trashëgimisë – për fëmijët tanë!”, ka theksuar shefi i diplomacisë kosovare.

“Falënderoj Shqipërinë, Austrinë, Bahrainin, Belizenë, Burkina Fason, Çadin, Kosta Rikën, Bregun e Fildishtë, Danimarkën, Republikën Dominikane, El Salvadorin, Estoninë, Finlandën, Francën, Gabonin, Gambinë, Gjermaninë, Ghanën, Grenadan, Guinean, Haitin, Hondurasin, Irlandën, Jordanin, Latvinë, Lesotho, Holandën, Omanin, Panamanë, Papua Guinenë e Re, Katarin, Arabinë Saudite, Senegalin, Slloveninë, Somalinë, Sudanin Jugor, Suedinë, Togon, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë e Madhe, Tanzaninë, SHBA-të dhe Vanuatun që bashkë-nënshkruan kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në UNESCO. Numër rekord i shteteve në historinë e re të UNESCO-s u bënë bashkësponsorë të axhendës, dhe kështu të ndihmojnë Kosovën në këtë hap procedural”, ka shkruar mbrëmë Thaçi në ‘Facebook’.

Një ditë më parë, duke falënderuar e vlerësuar lobimin për anëtarësimin në UNESCO, Thaçi është shprehur se “thyrja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët”.

“Falënderoj Nobelistin shqiptar Dr. Ferid Muratin, Ambasadoren e Nderit Rita Orën dhe sopranon e famshme Inva Mulën që u bashkangjitën me ndihmën e tyre të drejtëpërdrejtë në lobim për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO”, theksonte Thaçi.

Zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Thaçi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të 21 gushtit, ka njofuar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO.

“Ne fillimisht kërkuam nga Nju Jorku që të përcjellë kërkesën tonë për në UNESCO pasi kjo ishte një këshillë që na u bë nga Sekretariati i UNESCO-s. Ne e kuptojmë se OKB-ja nuk dëshiron të ketë një rol në shkëmbimin e korrespondencës dhe ua ka lënë vendeve anëtare të UNESCO-s që të vendosin mbi meritën e anëtarësimit të Kosovës”, tha Thaçi.

Next Post

Nga Juridiku te Gjuhët e Huaja, ja fakultetet ku ka ende vende të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

Ministri izraelit refuzon marrëveshjen me Hamasin: Vrasjet dhe shpërngulja e palestinezëve duhet të vazhdojnë

August 1, 2026
Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

August 1, 2026
SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë: Pritet ekstradimi në Shqipëri

August 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

PD kërkon rikthimin në 1996

August 1, 2026
Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

August 1, 2026
Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

Ngjarjet në Ceuta vënë në alarm BE-në, Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet!

August 1, 2026
Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet do të vijojnë për muaj të tërë, eshtrat janë të shpërndara

August 1, 2026
Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

August 1, 2026
“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com