Numri i përgjithshëm i të rënëve në territorin e Kosovës para fillimit të luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është 203, ndërsa numri i të plagosurve është 234.
Këto shifra janë zbuluar nga Komisioni i familjeve të dëshmorëve dhe heronjve të kombit, të rënë para luftës çlirimtare në Kosovë, gjatë një konference për media.
Naim Zhitia, kryetari i komisionit, tha se këto të dhëna ata i kanë marrë nga nënkomisionet e tyre të formuara nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.









