• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova ka 100 persona të prekur me HIV/AIDS

by
10/09/2015 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Autoritetet kompetente në Kosovë, pohojnë se kanë bërë furnizimin me terapi të nevojshme për personat e rritur që jetojnë me HIV, por terapia e nevojshme për fëmijët që bartin këtë virus, mungon. Kështu thotë Alban Gjonbalaj, përfaqësues i organizatës për personat që janë të prekur nga virusi HIV/AIDS në Kosovë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova numëron rreth 100 persona të prekur nga kjo sëmundje, që nga viti 1986, kur edhe është identifikuar rasti i parë. “Që nga viti i kaluar, terapia për fëmijë mungon, derisa për të rriturit është bërë një furnizim i mirë tashmë. Por, terapia pedriatike mbetet problem”, tha Gjonbalaj. Gjatë vitit 2014, janë regjistruar shtatë raste të reja të prekura me virusin HIV/AIDS në Kosovë, derisa këtë vit sipas zyrtarëve shëndetësorë, nuk është paraqitur asnjë rast i ri i të prekurve me këtë sëmundje.

Ndërkaq, fëmijët e prekur me HIV në Kosovë, në mungesë të marrjes së trajtimit të nevojshëm, këto shërbime i kryejnë jashtë vendit. Murat Mehmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se trajtimin e fëmijëve me HIV nuk mund ta bëjnë në Klinikën Infektive. “Kemi sasi të mjaftueshmë të barnave për pacientët me HIV/AIDS, dhe nuk kemi telashe në trajtimin e tyre, por sa u përket fëmijëve me HIV, tani nuk disponojmë terapi anti-retrovirale. Por, besoj që shumë shpejtë do të bëjmë kërkesën për furnizim”. Sidoqoftë, përfaqësues të zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se Kosova karakterizohet me një shkallë të ulët të rasteve me HIV/AIDS dhe hyn në kategorinë e vendeve me përhapje të ulët, por nuk e mohojnë faktin se faktorët e rrezikut si trafikimi me qenie njerëzore, përdorimi i drogave intravenoze dhe sjelljet e rrezikshme – janë të pranishme.

Next Post

Paloka: Edhe pse Rama s'ka vullnet, dekriminalizimi do të kryhet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com