• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova i reagon Rusisë: Doni të pengoni procesin e pajtimit me Serbinë

by A R
28/02/2021 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thotë se Rusia gjithmonë është përpjekur që ta pengojë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, andaj vlerëson se deklaratat e fundit nga Moska zyrtare kundër Kosovës nuk “janë për t’u habitur”. Ky reagim i MPJD-së vjen pasi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 26 Shkurt në Twitter se “çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturin normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të vendosur një afat kohor arbitrar është shkatërrues”.

“Është e rëndësishme që të koordinohet një plan i zbatueshëm, i cili po ashtu do të pranohej nga publiku”, ka deklaruar Zahkharova, në deklaratën e postuar në faqen e MPJ-së ruse në Twitter, deklaratë e cila është shoqëruar me një fotografi ku shkruan “Kosova është Serbi”.

MPJD thotë se Rusia, me veprime të ndryshme ka tentuar ta prish paqen në rajon dhe të imponojë ndikimin rus.

“Ndërtimi i një baze ‘humanitare’ në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsorizuar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të OKB-së në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar ‘fake news’ në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Kosova, sipas MPJD-së, ka konsensus të gjerë sa i përket përkushtimit për dialogun me Serbinë dhe sipas këtij institucioni ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.

Pas një pauze 20-mujore, dialogu rinisi korrikun e vitit të kaluar. Raundi i fundit i bisedimeve në nivel të lartë politikë është mbajtur shtatorin e kaluar. BE-ja ka thënë se nuk do të ketë raunde të reja të bisedimeve, derisa në Prishtinë të konstituohen institucionet e reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

/REL/.ar

Next Post
Gjergj Cukali do të kërkojë lirinë në Apel: Nuk ka prova kundër meje

Gjergj Cukali do të kërkojë lirinë në Apel: Nuk ka prova kundër meje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In